Lloçi, në të cilin u detyruan të luajnë futbollistët e Llapit dhe Prishtinës, në kuadër të Kupës së Kosovës, duket se i ka irrituar edhe futbollistët e tjerë kosovar.
Bëhet fjalë për futbollistin e ri të KEK-ut, Atdhe Grajçevci, i cili po e shqyrton mundësinë e largimit nga futbolli. Të paktë kështu ka shkruar në llogarinë e tij personale në Facebook.
“Sot e shikova kit ndeshje e cila u zhvillu ne kuadër te Kupës, un e kom 1 anderr qe te perparoj shum ne futboll,po pas ksaj loje mendova mos me u merr me futboll e arsyja e ksaj eshte sepse eshte gjyna se si po trajtohen Futbollistat te ne,po shprsoj qe ne gjeneratat ereja jemi ata qe kem me ndryshu kit fakt dhe aty gjej motiv”, (sic) ka shkruar Atedhe ne Facebook.

loqi

telegrafi sport app