LAJMI I FUNDIT:

Futbollistët vazhdojnë të mos marrin paga, shoqata e tyre shpreson në përmirësimin e situatës

Futbollistët vazhdojnë të mos marrin paga, shoqata e tyre shpreson në përmirësimin e situatës

Disa klube të futbollit kosovar vazhdojnë që të përballen me kriza financiare. Më së keqi këto kriza i përjetojnë futbollistët, të cilëve nuk po u paguhet mundi për djersën e derdhur në fushë.

Në këtë edicion të Superpligës klubet si KEK-u e së fundmi edhe Ferizaj edhe zyrtarisht e kanë konfirmuar krizën financiare, KEK-u në stinorin vjeshtor e Ferizaj në ditët e fundit.


Mirëpo, futbollistët tashmë e kanë një shpresë të madhe se me probleme të tilla nuk do të përballen në të ardhmen.

Me hallet e tyre do të merret Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës, e cila u krijua në vitin 2017. Më 19 mars të vitit 2018, në praninë e më shumë se 20 kapitenëve të Superligës, të Ligës së Parë dhe të Ligës së Dytë u zgjodhën organet e saj drejtuese, kryetari dhe Bordi i Shoqatës. Kryetar u zgjodh Visar Zogiani, kurse në Bordin e Shoqatës u votuan: Armend Dallku, Alban Dragusha, Behar Maliqi, Liridon Kukaj, Labinot Osmani, Ylber Kastrati dhe Agron Beqiri.

Që nga marsi i vitit 2018 Shoqata mbajti takimet e saj të rregullta. Në këto takime u diskutuan pika të ndryshme, ku ndër më kryesoret ishin: funksionalizimi sa më i shpejtë i Shoqatës me qëllim mbrojtjen e të drejtave të futbollistëve, anëtarësimi në FIFPro, përpilimi i rregullores së brendshme, si dhe votimi i saj, anëtarësimi i futbollistëve në Shoqatë dhe disa projekte afatshkurtra e afatmesme.

Kryetari i Shoqatës, Visar Zogiani, flet në lidhje me të rejat e fundit në një prononcim për gazetën “Zëri”.

“Shoqata është krijuar me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të futbollistëve të Kosovës dhe të jemi shumë aktivë në këtë drejtim. Në mbledhjen e fundit të Bordit kemi vendosur që shumë shpejt të mbahet një takim me kapitenët e Superligës, të Ligës së Parë dhe të Ligës së Dytë, si dhe kapitenet e ekipeve të femrave të Superligës ku do të njoftohen me aktivitetet e Shoqatës, për mënyrën e funksionimit dhe të anëtarësimit. Jemi drejt funksionalizimit të plotë dhe besoj se shumë shpejt do të na marrin shumë seriozisht e nuk do të lejojnë që të shkelet mundi dhe djersa e futbollistëve”, ka thënë Visar Zogiani të martën.

Ish-futbollisti kosovar ndër të tjera sqaron se vetë shoqata do t’i mbrojë futbollistët në marrëveshjet që ata i bëjnë me klubet.

“Ne do të tentojmë që marrëveshjet në mes të klubeve dhe futbollistëve t’i respektojmë. Nuk do të pranojmë raste sikurse Besa e Pejës, që i shfrytëzon futbollistët për gjashtë muaj dhe në fund ua dorëzon fletëlëshimet pa i paguar. E kemi edhe rastin e Ferizajt ose edhe disa klube të tjera”, sqaron Visar Zogiani.

Kjo Shoqatë tashmë ka aplikuar edhe në FIFPro (Organizata Botërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve).

“FIFPro na është përgjigjur pozitivisht dhe na ka dërguar formularin për aplikim në këtë organizatë. Jemi duke i kompletuar dokumentet e kërkuara nga ta dhe besojmë se së shpejti do të aplikojmë për anëtarësim”, përfundon Visar Zogiani.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori