LAJMI I FUNDIT:

Futbollistët e Barçës duhet t’i kthejnë veturat Audi pas përfundimit të sponsorimit – modelet dhe çmimet

Futbollistët e Barçës duhet t’i kthejnë veturat Audi pas përfundimit të sponsorimit – modelet dhe çmimet
(Foto: Getty Images/Guliver/News Group Newspapers)

Audi ka kërkuar nga yjet e Barcelonës që t’i kthejnë veturat që ua kishte dhënë në shërbim, duke qenë se ka përfunduar marrëveshja e sponsorimit të klubit spanjoll nga prodhuesi i madh i automjeteve.

Në vitin e kaluar, Lionel Messi dhe bashkëlojtarët e tij kanë mundur ta zgjedhin cilëndo model nga veturat e brendit gjerman, pasi kishin arritur marrëveshje partneriteti me Blaugranët.


Lionel Messi me Audi RS 6 Avant (Foto: News Group Newspapers)

Asokohe superylli argjentinas kishte zgjedhur një Audi RS 6 Avant (në vlerë prej 145.000 euro), derisa Ivan Rakitic kishte marrë një Audi Q7 (që kushtonte 72.000 euro).


 Modelet dhe çmimet e veturave që i kishin zgjedhur yjet e Barcelonës:

Marc-Andre ter Stegen – Audi SQ5 TFSI (80.000 euro)
Nelson Semedo – Audi Q7 Carrara (83.000 euro)
Gerard Pique – Audi RS 6 Avant (142.000 euro)
Ivan Rakitic – Audi Q7 (72.500 euro)
Sergio Busquets – Audi R8 Coupe V10 (215.000 euro)
Luis Suarez – Audi RS 6 Avant (145.000 euro)
Lionel Messi – Audi RS 6 Avant (145.000 euro)
Ousmane Dembele – Audi RS3 Sportback (62.500 euro)
Philippe Coutinho – Audi Q7 3.0 TDI (72.500 euro)
Jordi Alba – Audi Q7 (72.500 euro)
Sergi Roberto – Audi RS3 Sportback (62.500 euro)
Samuel Umtiti – Audi RS3 Sportback (62.500 euro)
Ernesto Valverde – Audi Q7 e-tron quattro (72.500 euro)


Mirëpo, tani, sipas AS, pas përfundimit të marrëveshjes më 30 qershor, Audi i ka kërkuar prapa veturat. Futbollistët kanë tri javë kohë që t’i kthejnë automjetet, të cilat i kishin përdorur për të shkuar në stërvitje, si edhe për vozitje të përditshme.

Ivan Rakitic me Audi Q7 (Foto: News Group Newspapers)

Në këtë mënyrë, përfundon bashkëpunimi 13-vjeçar i klubit katalunas me gjigantin gjerman të automjeteve, i cili ka pasur marrëveshje edhe me klubet, si Real Madrid dhe Bayern Munich.

Veturën më të shtrenjtë e ka pasur Sergio Busquets, i cili kishte zgjedhur Audi R8 Coupe V10 plus (në vlerë prej 215.000 euro). /Telegrafi/

Luis Suarez me Audi RS 6 Avant (Foto: News Group Newspapers)

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori