LAJMI I FUNDIT:

Fury: Jua premtoj një titull bote deri në fund të vitit

Fury: Jua premtoj një titull bote deri në fund të vitit
(Foto: Getty Images)

Ashtu siç pritej, Tyson Fury ka regjistruar fitore të lehtë përballë boksierit shqiptar, Sefer Seferi, në përballjen e të shtunës mbrëma në Manchester Arena.

39-vjeçari nuk i ka bërë ballë më shumë se katër raunde ish-kampionit të unifikuar botëror, ashtu që kampi i tij e ka dorëzuar meçin.


Seferi e kishte të pamundur të përballej me Furyn, për shkak të dallimit të madh në peshë dhe në gjatësi.

Të gjitha lajmet për meçin FURY vs SEFERI
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për meçin FURY vs SEFERI

Ndërkaq, pas triumfit, britaniku 29-vjeçar ka premtuar se gjatë këtij viti do të fitojë së paku një titull të botës në kategorinë e peshave të rënda.

“Kisha nevojë për disa raunde, siç keni mundur ta shihni nuk kisha nevojë të ngutesha, po argëtohesha paksa… kalibri i kundërshtarëve do të vazhdojë të rritet”.

“Frank (Warren) do të më mbajë të angazhuar dhe do ta kem një titull bote deri në fund të vitit, ky është një premtim”, ka deklaruar Fury pas duelit.

Ai ka thënë se kësaj radhe do ta marrë shumë seriozisht karrierën e tij dhe nuk do t’i bëjë gabimet nga e kaluara.

Që të ndodhë kjo, ai duhet të arrijë që të duelojë përballë Anthony Joshuas apo Deontay Wilderit, të cilët i posedojnë rripat e kampionit. /Telegrafi/