0Shares

Deontay Wilder e ka mbrojtur titullin e kampionit të botës në divizionin WBC, pasi dueli ndaj Tyson Furyt përfundoi me pikë të barabarta pas 12 raundeve.

Boksieri britanik ishte më përpara me pikë në meçin e zhvilluar në Staples Center në Los Angeles, mirëpo amerikani ia shkaktoi dy nokaute duke bërë që përballja të mbyllej baras.

“Jemi në terren mysafir, u rrëzova dy herë, por vërtet mendoj se e fitova meçin dhe mendoj se të gjithë këtu mendojnë njësoj”.

Lajmet për Tyson Furyn Lajmet për Tyson Furyn

“Bekuar qoftë Wilder, faleminderit për mundësinë D. Zoti të bekoftë dhe Zoti e bekoftë Amerikën.., ‘Gipsy King’ është kthyer…”

“Bota e di të vërtetën, unë mendoj se e fitova meçin dhe duhej të shkoja në shtëpi me rripin, por jemi në terren mysafir, prandaj Zoti e bekoftë ekipin e tij, Zoti e bekoftë Amerikën”.

Fury nuk u dorëzua përkundër dy rrëzimeve (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

“Faleminderit të gjithë tifozëve që bënë udhëtimin, shpresoj t’u kem bërë të gjithëve krenarë pas tre viteve jashtë ringut”.

“U rrëzova me disa goditje të mira dhe tregova guxim duke u ngritur. Erdha këtu dhe luftova me gjithë zemër”, ka thënë ndër të tjera Fury.

Britaniku ka thënë se është i bindur që do të ketë një rimeç ndërmjet dy boksierëve, gjë që e ka theksuar edhe Wilder. Megjithatë, pritet të shihet se cili do të jetë vendimi i ekipeve të tyre në të ardhmen. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)