LAJMI I FUNDIT:

Çiftet e famshme shqiptare që u ndanë gjatë vitit 2021

Çiftet e famshme shqiptare që u ndanë gjatë vitit 2021

Viti 2021 ishte vit i mbrapsht për disa prej emrave të njohur.

Jeta private e disa prej yjeve shqiptarë nuk eci siç duhet, pasi për fatin e tyre të keq u ndanë nga partneri/ja i/e tyre prej kohësh.


Fatmirësisht, ndarja nuk ka ndikuar në jetën profesionale të shumë prej tyre, të cilët ishin mjaft produktivë gjatë vitit.

Në vazhdim, Telegrafi ju prezanton me disa nga çiftet e famshme shqiptare që u ndanë gjatë vitit 2021:

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj (Foto: Arkiv)

Janari nisi me ndarjen e një çifti shumë të përfolur gjatë vitit 2021.

Këngëtarja Jonida Maliqi dhe aktori Romeo Veshaj, të cilët kishin një kohë të gjatë së bashku i dhanë fund lidhjes.

Lajmin e konfirmoi edhe vet Jonida, ku gjatë një interviste për Prive, komentoi lidhjen e re të ish-të dashurit të saj me vajzën e Ministrit të Bujqësisë në Shqipëri, Niko Peleshi, Aleksia Peleshi.

“Mund të them që ka qenë një histori shumë e bukur dhe për sa kohë ishte e tillë, e ndava, ashtu sikurse i ndodh çdokujt që vjen një moment që gjithçka zbehet dhe nuk ka asnjë arsye konkrete, me besoni”, u ishte shprehur këngëtarja.

Adrian Gaxha dhe Sidorela Dauti

Foto: Adrian Gaxha/Sidorela Dauti/Instagram

Edhe këngëtari Adrian Gaxha dhe e dashura e tij nga Kosova, Sidorela Dauti, i dhanë fund lidhjes së tyre gjatë 2021-s.

Lidhja e tyre u bë publike në vitin 2019, dhe flitej në media se çifti po e mendonin edhe fejesën.

Por mesa duket jo gjithçka ka shkuar mirë dhe çifti e kanë pasur të pamundur ta kapërcejnë krizën në marrëdhënie, duke vendosur të ndajnë rrugët.

Oriola Marashi dhe Eros Grezda

Foto: Instagram

Edhe futbollisti Eros Grezda gjatë vitit 2021 përjetoi ndarje.

Ai i dha fund lidhjes disa vjeçare me bukuroshen Oriola Marashi dhe një gjë të tillë e konfirmoi vet ai në një intervistë për PanoramaSport në muajin gusht.

“Po, është folur shumë rreth kësaj çështjeje. Shpresoj që të jetë hera e fundit që unë flas për lidhjen time. Për Oriolën kam shumë respekt dhe gjithashtu për familjen e saj. Po, është e vërtetë që ne jemi ndarë dhe nëse ndonjëherë do të jemi bashkë, kjo do të jetë vetëm si shokë”, kishte thënë futbollisti.

Cozman dhe Fjolla

Foto: Instagram

Reperi Cozman gjithashtu është një ndër emrat e përfolur të mediave rozë në vitin 2021.

Kjo pasi lidhja e tij me bukuroshen Fjolla Myftiu.

Kjo e fundit e konfirmoi ndarjen në një intervistë për ‘Shqipëria Live’, ku shtjelloi edhe arsyet që çuan deri në ndarje.

“Ai është person shumë i mirë, por ndonjëherë dashuria kalon në xhelozi të tepërt e posesivitet. Nuk kishte dhunë, por kishte tendenca toksike. Pas ndarjes, më ka ndihmuar shumë familja, e cila më ka pritur shumë krahë hapur dhe më ka mbështetur. Shoqëria po ashtu si edhe konsulenti im. Pasi nuk e kam përjetuar mirë ndarjen dhe ende po kaloj një periudhë të vështirë. Unë mendoj se ka shumë rëndësi komunikimi dhe ndjesia që mos të ndihesh vetëm në lidhje. Nuk është turp të kërkosh ndihmë e as nuk është turp të ndahemi”, kishte deklaruar Fjolla.

Donald Veshaj dhe Bora Zemani

Foto: BBV

Pa dyshim një ndër ndarjet më të përfolura të vitit mbetet ajo e aktorit Donald Veshaj dhe prezantueses Bora Zemani.

Dyshja patën një takim shumë të përfolur gjatë një prej mbrëmjeve të spektaklit Big Brother VIP, ku dhanë indikacione të një rikthimi të mundshëm mes tyre.

Ish-çifti madje edhe shkëmbyen një puthje publike e cila ishte e shumë diskutuar në mediat rozë.

Donaldi madje ka krijuar një tjetër lidhje të re në ambientet e shtëpisë së Big Brother VIP, me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid

Foto: AMA

Viti 2021 nuk shkoi mirë në jetën sendimentale edhe të artistes shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Kjo pasi në tabloidet ndërkombëtare është raportuar se ajo i ka dhënë fund marrëdhënies së saj dyvjeçare me modelin Anwar Hadid.

Sipas burimeve pranë çiftit, thuhet se oraret e ngjeshura kanë penguar çiftin që ta mbajnë lidhjen e tyre.

Dua kohëve të fundit ka qenë në Londër duke kompozuar këngë për albumin e saj të radhës, ndërkohë që Anwar ka qëndruar në New York.

Ata nuk e kanë konfirmuar ndarjen plotësisht, por janë shfaqur prej javësh të vetëm në rrjetet sociale, pa praninë e njëri-tjetrit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina
Besa si një

Besa si një "Titan" i vërtetë në 'Eurovision 2024', përfundon me sukses performancën e saj në Malmo

Magazina
Pyetet nëse ka bërë ndonjë pikturë të Kiarës shtatzënë, Kristi Aliaj befason me një portret të frikshëm

Pyetet nëse ka bërë ndonjë pikturë të Kiarës shtatzënë, Kristi Aliaj befason me një portret të frikshëm

Magazina
Hailey dhe Justin zbuluan se do të bëhen prindër së shpejti, reagon nëna e këngëtarit

Hailey dhe Justin zbuluan se do të bëhen prindër së shpejti, reagon nëna e këngëtarit

Magazina
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e

Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"

Magazina
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Kalo në kategori