Familjarët e Tupac Shakur u larguan për pak nga salla e gjyqit në Las Vegas, pasi prokuroria paraqiti fotografi të rënda të autopsisë së reperit gjatë ditës së dytë të gjyqit ndaj Duane “Keffe D” Davis.

Fotografitë u shfaqën gjatë dëshmisë së mjekes ligjore Lisa Gavin, e cila shpjegoi para jurisë detajet e plagëve që çuan në vdekjen e Tupac.


Reperi kishte marrë disa plagë nga armë zjarri, ndërsa një prej plumbave kishte depërtuar në kraharor dhe kishte dëmtuar rëndë mushkërinë e djathtë.

- YouTube www.youtube.com

Mjekët u detyruan t’ia hiqnin mushkërinë në përpjekje për të ndaluar gjakderdhjen e brendshme.

Tupac mbijetoi për gjashtë ditë pas atentatit, por ndërroi jetë më 13 shtator 1996, në moshën 25-vjeçare.

Pamjet e autopsisë ishin aq tronditëse sa disa prej familjarëve në sallën e gjyqit kthyen kokën, e të tjerë u ngritën dhe dolën jashtë.

Megjithatë, kushëriri i Tupac, Zayd Akinyela, vendosi të qëndronte në sallë.

Tupac Murder Trial | “I’m Telling The Jury My Client Is A Liar”: Keffe D’s Lawyer | Davis | N18G youtube.com

Ai tha se për të ishte e rëndësishme të kuptonte më në detaje se çfarë kishte ndodhur me të afërmin e tij, duke shtuar se familja kishte pritur 30 vjet për të përjetuar siç duhet procesin e zisë.

Ndërkohë, prokuroria pretendon se vrasja e Tupac ishte një akt hakmarrjeje.

Sipas tyre, disa orë para të shtënave, Tupac ishte përfshirë në një rrahje publike të Orlando Anderson, nipit të Duane Davis.

Prokurorët pretendojnë se Davis ishte organizatori dhe drejtuesi i sulmit, edhe pse nuk ishte personi që tërhoqi këmbëzën.

- YouTube www.youtube.com

Sipas akuzës, sulmi u organizua si hakmarrje ndaj Tupac dhe u krye nga një Cadillac i bardhë në lëvizje.

Gjyqi po vazhdon me dëshmitë e dëshmitarëve të prokurorisë. /Telegrafi/

Nga gjyqi për Tupac