LAJMI I FUNDIT:

Fundjava vranët dhe me temperatura deri në minus 8

Fundjava vranët dhe me temperatura deri në minus 8

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se në Kosovë fundjava do të jetë me mot të vranët dhe ftohtë.

IHK njofton se për të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.

Të dielën parashihet të mbajë mot afërsisht i ngjashëm.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. /Telegrafi/