LAJMI I FUNDIT:

Fundi i një epoke – LG konfirmon se po largohet nga tregu i telefonisë mobile

Fundi i një epoke – LG konfirmon se po largohet nga tregu i telefonisë mobile

Ndërsa humbjet vazhdojnë të rriten, gjiganti elektronik ka ngritur zyrtarisht “flamurin e bardhë” në sektorin e telefonisë mobile. 

Tani për tani, LG ka thënë që inventari i saj aktual i telefonit është ende në dispozicion për shitje dhe se pajisjet ekzistuese do të vazhdojnë të marrin mbështetje pas shitjeve dhe azhurnimeve të softuerit “për një periudhë kohe që do të ndryshojë sipas rajonit”.

Kompania pret që likuidimi i biznesit të saj celular të përfundojë në fund të korrikut, megjithëse vëren se disa telefonë LG do të jenë në gjendje të shiten pas kësaj date, transmeton Telegrafi.

Përkundër angazhimit të CEO-s për të kthyer famën e dikurshme, të dy pajisjet LG Velvet dhe Wing nuk kanë arritur të fitojnë simpatinë e publikut dhe të shiten në sasi më të mëdha.

Edhe një telefon me ekran të dyfishtë (dhe një risi në treg në formën e një ekrani të rrotullueshëm) nuk ishte e mjaftueshme për të inkurajuar konsumatorët të shkëputen nga lojtarët dominues si Apple dhe Samsung.

“Largimi i markës LG nga hapësira mobile mund të zhgënjejë disa, por ne jemi në një industri ku ndryshimi dhe puna është në interesin më të mirë të punonjësve dhe aksionerëve”, tha kreu i LG, i komunikimeve globale të korporatave, Ken Hong. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori