LAJMI I FUNDIT:

FSK me 311 kadetë të rinj, deklarata e Osmanit në Forumin e Paqes në Paris dhe kërkesa e ambasadorit amerikan për targat dhe Asociacionin – top lajmet e javës

FSK me 311 kadetë të rinj, deklarata e Osmanit në Forumin e Paqes në Paris dhe kërkesa e ambasadorit amerikan për targat dhe Asociacionin – top lajmet e javës

Javën që po lëmë pas Ushtrisë së Kosovës iu shtuan edhe 311 kadetë të rinj, ndërkaq në ceremoninë e organizuar të premten u tha se Ushtria po rritet e po forcohet.

Po javën që po lëmë, saktësisht të premten presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marr pjesë në darkën e organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron në Pallatin Elysee, ndërsa gjatë fjalës së saj në Forumin e Paqes tha se nuk mund të kesh miqësi me një vend që ka tendenca hegjemonie dhe mohon ekzistencën e fqinjëve.

Po gjatë javës që po lëmë, pas zhvillimeve në veri të vendit me dorëheqjen e Listës serbe nga institucionet, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier në një takim me gazetarë i ka kërkuar Qeverisë të zgjasë për 10 muaj afatin për targat dhe të fillojë urgjentisht negociatat për Asociacionin.

Ushtria e Kosovës me 311 ushtarë të rinj

311 kadetë të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) të premten me një ceremoni shtetërore kanë dhënë betimin e tyre si ushtarë të rinj.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë certifikimit të 311 ushtarëve të rinj ka thënë se konkursi i radhës do të hapet më 28 nëntor për pranimin e mbi 600 ushtarëve.

Ai po ashtu tha se e rëndësishme është që ushtria ta ketë popullin me vete.

“Jemi këtu për të  shënuar suksesin tuaj gjatë nëntë javëve. Jeni grupi më i madh që është certifikuar në ushtrinë tonë. Gjithsej 311 ushtarë. Konkursi i radhës do jetë më 28 nëntor, ku do të hapim konkursin për pranimin e mbi 600 ushtarëve të rinj.

“Më e rëndësishme është që popullin ta keni me vete e populli është me ju. Të kujdeseni për prindërit tuaj e kemi amanet nga dëshmorët. Të nderuar ushtarë rrugëtimi ynë do të ishte i pamundur pa aleatët tanë. Do të përmbushim çdo obligim të familjes sonë të madhe. Këta do t’i dalin zot Kosovës”, ka thënë Mehaj.

Ceremoni shtetërore me rastin e betimit të ushtarëve të rinj

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca gjatë ceremonisë së kadetëve të rinj ka thënë se po përmbyllet një fazë e rëndësishme e rekrutimit të 311 ushtarëve të rinj.

“Po përmbyllet kjo fazë e rëndësishme e rekrutimit përmes certifikimit të 311 ushtarëve të rinj. Ushtria jonë po rritet e po forcohet në Kosovën tonë sovrane e demokratike. Ushtria është e shtetit dhe shteti është i popullit. Por, për të lindur ky shtet u deshtë shumë mund, sakrificë e përpjekje. Kjo përpjekje kulmoi me luftën e drejtë të UÇK-së, çlirimin e atdheut dhe largimin e okupatorit serb. Liri jonë e shenjtë i ka rrënjët në këtë luftë të lavdishme. Shteti ynë është i barabartë për të gjithë qytetarët tanë pa dallim etnie. E kjo vlerë u rrit me mençuri. Për ta mbrojtur shtetin tonë e kemi FSK-në”, ka thënë Konjufca.

Presidentja Osmani në darkën e organizuar nga Macron në Pallatin Elysee

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, janë pritur të premten në mbrëmje për darkë në Pallatin Elysee në Francë.

Ata janë pritur nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron.

“Sonte bashkë me Prindonin, kishim kënaqësinë të pritemi në darkën e organizuar nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë Brigitte Macron në Pallatin Élysée”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po të premten në Forumin e Paqes në Paris deklaroi se nuk mund të kesh miqësi me një vend që ka tendenca hegjemonie dhe mohon ekzistencën e fqinjëve.

Teksa foli për luftën në Ukrainë, Osmani tha se nuk duhet barazuar palët kur dihet qartë kush është agresori dhe kush viktima. Ajo shtoi se fuqia më e madhe e Kosovës qëndron të partneriteti.

Osmani përmendi edhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë 23 vjet më parë.

Ajo tha se për shkak të partneritetit dhe aleancave është sjell paqe dhe stabilitet për Ballkanin.

“Mund të mësojmë nga rasti i Kosovës, nga shembulli i Kosovës që fuqia jonë më e madhe qëndron te partneriteti, multilaterizmi funksionon por vetëm nëse bazohet në parime, në rregulla, e me më rëndësi nëse bazohet në vlera. Duhet të bëhemi bashkë, të bëhemi bashkë për të mbrojtur vlerat, parimet që kanë qeniet njerëzore dhe humanitetin duke marrë parasysh, vlerat njerëzore ku ajo për të cilën kujdesemi është më së pari mbrojtja e civilëve, ndalimin e shkatërrimit, këto janë vlerat që na shtynë përpara”.

“E njëjta gjë në vitet e ’90-a kur lufta e Kosovës ishte ndalur nga NATO, kur NATO kishte ndalur gjenocidin, ishte e suksesshme sepse partneriteti ynë, partneriteti i vendeve demokratike në botë ishte i bazuar mbi vlerat, vlerat e mbrojtjes së viktimës nga agresori”, deklaroi ajo.

Në fjalimin e saj Osmani theksoi se në rastin e luftës në Ukrainë, njësoj si në luftërat në ish Jugosllavi, dihet kush është agresori dhe kush viktima.

“Mësimi që duhet të nxjerrim është që nuk duhet të biem në kurthin e kësaj lojës-të dyja palët janë të njëjta. Sepse dëgjojmë shumë deklarata se si të dyja palët e provokojnë njëra tjetrën ose të dyja palët kanë faj për një luftë që ka qenë absolutisht e paprovokuar ndaj Ukrainës”.

“Asnjëherë nuk do të duhej të përdorej kjo qasje e të dy palëve kur ka agresor të qartë e viktimë të qartë, siç kemi parë në luftërat e ish Jugosllavisë dhe siç e shohim sot edhe në luftën ruse ndaj Ukrainës”, shtoi tutje ajo.

Sipas saj, ballafaqimi me të kaluarën është i domosdoshëm. “Gjëja e tretë që kemi mësuar është se ajo që është e detyrueshme, obligative, parakusht për paqen afatgjatë është ballafaqimi me të kaluarën dhe pastaj drejtësia. Shumë njerëz flasin për përvojën midis Francës dhe Gjermanisë si mësim që duhet ta marrim, dhe pajtohem, por Gjermania ka bërë shumë në këtë drejtim, ka paguar një çmim të lartë për krimet që janë kryer gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe ende është duke paguar, asnjëherë Gjermania nuk i ka mohuar krimet e veta”.

Ambasadori Hovenier i kërkon Qeverisë të zgjasë për 10 muaj afatin për targat, dhe të fillojë urgjentisht negociatat për Asociacionin

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, të mërkurën në një takim me disa nga mediat online në Kosovë, përfshirë Telegrafin, ka kërkuar nga Qeveria që të mos vazhdojë me gjobat ndaj qytetarëve në veri të Mitrovicës, për targat.

“I kërkojmë Qeverisë së Kosovës që të mos vazhdojë me gjobat për qytetarët serbë në veri, dhe ta zgjasë për dhjetë muaj afatin ri regjistrimin e makinave”.

Hovenier poashtu kërkoi nga Qeveria që të fillojë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier

“Qeveria të fillojë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit”.

“Te dyja palët të ndërmarrin hapa për të ulur tensionet dhe të implementojnë marrëveshjet e Brukselit. Nuk është gjë e mirë që serbët janë larguar nga institucionet, kjo nuk i kontribuon zgjidhjes së krizës. Asociacioni prej vitit 2013 ka qenë në tavolinë”, u shpreh ai.

I pyetur lidhur me raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas zhvillimeve të fundit, Hovenier theksoi se asgjë nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë pavarësisht kush është në pushtet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori