LAJMI I FUNDIT:

Osmani në darkën e organizuar nga Macron në Pallatin Elysee

Osmani në darkën e organizuar nga Macron në Pallatin Elysee

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, janë pritur këtë të premte në mbrëmje për darkë në Pallatin Elysee në Francë.

Ata janë pritur nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron.


“Sonte bashkë me Prindonin, kishim kënaqësinë të pritemi në darkën e organizuar nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë Brigitte Macron në Pallatin Élysée”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook.

Presidentja po qëndron në Paris për të marrë pjesë në Samitin e Paqes që po mbahet atje. /Telegrafi/