LAJMI I FUNDIT:

FSHF u kërkon tifozëve të mos shpalosin parulla për Palestinën kundër Izraelit, dënimet do të jenë të mëdha

FSHF u kërkon tifozëve të mos shpalosin parulla për Palestinën kundër Izraelit, dënimet do të jenë të mëdha

Federata Shqiptare e Futbollit u trembet sjelljes së tifozëve në ndeshjen ndaj Izraelit, ku iu ka kërkuar që mos të shpalosin të tilla pasi do të ketë dënime nga UEFA dhe FIFA nëse kjo gjë ndodh.

Veçanërisht shqetësuese për FSHF-në janë parullat politike lidhur me Palestinën që mbështetësit e ekipit tonë mund të shpalosin në shkallët e “Loro Boriçit” të shtunën.


Për këtë arsye, Sekretari i Përgjithshëm i institucionit të futbollit në vend, Ilir Shulku, ka paralajmëruar masa të ashpra ndaj tifozëve që do të përcjellin mesazhe politike apo hedhin fishekzjarrë e flakadanë.

UEFA dënon Celticun pas shpalosjes së flamujve palestinezë
Lexo po ashtu UEFA dënon Celticun pas shpalosjes së flamujve palestinezë

“Nëse do të ketë tifozë të tillë që do të mundohen të shpalosin banderola të tilla politike në stadium, pa diskutim që do të jetë një gjë shumë e dëmshme për Kombëtaren shqiptare, pasi UEFA dhe FIFA i dënojnë këto gjeste. Por bëj thirrje dhe një apel që askush të mos guxojë të bëjë gjeste të tilla, pasi do të ketë monitorim të rreptë dhe nëse ata guxojnë, do të kenë masa të ashpra penale. E them me bindje që njerëz të tillë do të arrestohen në moment. Nëse do të kenë raste të tilla, do të ketë masa shumë të forta, jo sportive, por masa penale”, deklaroi Shulku për “News24”.

“Duke marrë shkas nga këto fenomene, – vijoi ai, – kemi filluar kontaktet me grupet e tifozërive, ku u kemi kërkuar që të jenë të kujdesshëm në hedhjen e parullave dhe flakadanëve apo fishekzjarrëve. Mendoj se kemi arritur në një gjuhë të përbashkët, ku dhe ata na kanë mirëkuptuar. Ne nuk kemi një federatë e pasur, pasi këto para që paguajmë si dënim për gjeste antisportive mund të ishin të ardhura që mund të përdoreshin për të ndërtuar fusha apo zhvillimin e futbollit”.

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori