LAJMI I FUNDIT:

FRUTEX, i gëzon fëmijët për festa, shpërndan mbi 2000 dhurata

FRUTEX, i gëzon fëmijët për festa, shpërndan mbi 2000 dhurata

Kompania FRUTEX, vazhdon traditën me shpërndajnë e dhuratave. FRUTEX edhe këtë vit, ka shpërndarë mbi 2000 dhurata për fëmijë për festat e fund vitit.

Iniciativa e nisur disa vite më herët, për shpërndarjen e dhuratave nëpër shkolla, për festat e fund viti, tashmë është kthyer në traditë në kompaninë FRUTEX. Kjo, traditë ka vazhduar edhe këtë vit, ku kompania FRUTEX, ka shpërndarë mbi 2000 dhurata.

Këtë viti kompania FRUTEX, ka zgjedhur disa shkolla, kopshte dhe organizata të ndryshme, që merren me kujdesin e fëmijëve nëpër qytetet e Kosovës.

Përfitues të dhuratave për festat e fund vitit ishin fëmijët e kopshteve ‘Flutra’, ‘Harea’ dhe ‘Melodia’ në Suharekë, Kopshtet ‘Yllka’ dhe ‘Buzëqeshja’ në Prizren, ‘Ardhmëria’ dhe ‘ABC’ në Pejë, ‘Hello’ dhe TF ‘Fjolla’ në Gjilan, ‘Dea’, ‘Bletëza’ dhe ‘Shpresa’ në Prishtinë.

Po ashtu, FRUTEX, ka shpërndarë dhurata edhe për fëmijët, në qendra e Autizmit në Suharekë dhe Prizren, dhe qendrën e HANDIKOS, në Prishtinë dhe Suharekë, shkollën speciale “Lef Nosi” në Prizren dhe shkollën fillore “Drita” në Gelancë.

Kompania një trajtim dhe kujdes të veçantë gjithmonë i kushton fëmijëve, dhe me shpërndarjen e dhuratave, mundohet që t’ia kthej sa do pak buzëqeshjen në fytyrat e këtyre fëmijëve.

Artikull i sponzorizuar