LAJMI I FUNDIT:

French Montana para duetit me Erën flet se si arrin të realizojë videoklipe “ndryshe” (Video)

French Montana para duetit me Erën flet se si arrin të realizojë videoklipe “ndryshe” (Video)
French Montana në hitin "Unforgettable" me vallëzimin unik. Ky klip u xhirua në Ugandë dhe ai dha donacion 100 mijë dollarë për fëmijët pjesëmarrës në klip.

Hip hop superylli, French Montana, ka publikuar një video ku tregon se çka e konsideron të rëndësishme për realizimin e videoklipeve.

Reperi i njohur me anë të një interviste për VEVO ka treguar si arrin të realizojë video më ndryshe.


Kjo intervistë e French Montanas vjen një ditë pasi përfundoi xhirimet e klipit më të ri me superyllin shqiptar, era Istrefin.

Sipas Montanës, ai thjesht mendon në mënyrë më kreative pasi i cilëson klipet si pjesë të rëndësishme të muzikës së tij.

“Unë e kam ditursaktësisht si do ta xhiroj klipin teksa e kam realizuar muzikën e ‘Unforgettable’. Ka mundur të jetë thjeshtë një festë, por ne e kemi çuar këtë festë në një vend krejt ndryshe”.

“Ky është ai kontrolli kreativ që dua ta kem mbi videoklipet e mia. Ana vizuele është gjithnjë me rëndësi. Por, pjesa e kreativitetit ështëajo që të ndan prej të tjerëve”, potencoi French Montana.

“No I Love Yous” titullohet projekti i French Montanës me Era Istrefin, që pritet të jetë hit botëror. /Telegrafi/