LAJMI I FUNDIT:

Frankufrti i njofton gjigantët italianë me çmimin e Ndickas

Frankufrti i njofton gjigantët italianë me çmimin e Ndickas

Evan Ndicka është njëri nga mbrojtësit qendror më të mirë në Gjermani dhe ndër më të kërkuarit në Evropë.

Qendërmbrojtësi francez ka katër vite që shkëlqen me Frankfurtin, derisa është futur në vitin e fundit të kontratës dhe nuk po pranon rinovimin, përkundër insistimit nga klubi gjerman.


23-vjeçari dëshiron të bëj një hap para në karrierën e tij, derisa shumë klube të mëdha janë duke kërkuar transferimin e francezit.

Frankfurt është i interesuar ta shes yllin e skuadrës nëjanar, në mënyrë që mos t’iu largohet në verë me parametra zero.

Gazeta e madhe gjermane Bild ka bërë të ditur se Frankfurt i ka vendosur çmimin e largimit francezit dhe për këtë janë njoftuar skuadrat e interesuara për të si Roma, Juventus e Milan.

Klubi gjerman i ka bërë me dije gjigantëve italianë se për ta lënë të lirë yllin e ekipit kërkon 15 milionë euro në janar.

Kjo shumë po konsiderohet e lartë, pasi Ndicka ka kontratë vetëm deri në qershor të vitit 2023.

Gjithsesi tre gjigantët italianë do të vazhdojnë bisedime me Frankfurtin dhe mediat në Itali kanë raportuar se si Roma, ashtu edhe Juventus e Milan nuk janë në gjendje të paguajnë më shumë se tetë milionë euro. /Telegrafi/