Katie Holmes dhe Jamie Foxx kanë vendosur të martohen në Paris pas shumë viteve të takimeve të fshehta.

Nëna 39-vjeçare e Suri Cruise dhe 50-vjeçari, fituesi i çmimit Oscar po planifikojnë të martohen në “City of Light”, tha një burim për Radar Online.

“Paris është qyteti ku kanë vendosur të bëjnë publike romancën e tyre pas shumë viteve të romancës së fshehtë”, tha një burim.

Kjo vjen vetëm disa javë pasi shpërthyen thashethemet se dyshja ishte fejuar pasi në gishtin e Holmesit ishte vërejtur një unazë diamanti.

Aktorët thuhet se fshehurazi janë takuar që nga viti 2013 – por Katie e ka bindur atë dhe ka vendosur ta bëjnë lidhjen zyrtare.

Ka pasuri prej miliona dollarë, por Katie Holmes bënë jetë modeste dhe udhëton me metro Ka pasuri prej miliona dollarë, por Katie Holmes bënë jetë modeste dhe udhëton me metro

“Katie ka pritur një kohë të gjatë për t’u martuar me Jamien dhe tani e ka bërë të qartë se ku dhe kur dëshiron të kurorëzohet”, tha burimi për Radar Online.

Theksojmë se bukuroshja amerikane u nda në vitin nga aktori hollivudian Tom Cruise. /Telegrafi/