LAJMI I FUNDIT:

Foshnja e porsalindur gjendet e vdekur në lavatriçe – nëna ruse jep versionin e saj

Foshnja e porsalindur gjendet e vdekur në lavatriçe – nëna ruse jep versionin e saj

Një grua po përballet me një hetim vrasjeje pasi foshnja e saj e porsalindur u gjet e vdekur në një lavatriçe.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, floktarja Nadezhda Zavialova, 31 vjeçe, lindi fëmijën e saj të katërt para kohe gjatë natës.


Sipas autoriteteve, ruse, burri i saj Denis e kishte thirrur ambulancën në mëngjes pasi pa gruan e tij të mbuluar me gjak, brenda shtëpisë së tyre në Talitsa, rajoni i Sverdlovsk.

Megjithatë, një burim i policisë ka thënë se foshnja ishte gjetur në një lavatriçe dhe është nisur një hetim për vrasje.

Nëna, e cila aktualisht është në spital, tha se fëmija i saj kishte lindur i vdekur.

Ajo po përballet me akuza për vrasjen e fëmijës së saj të porsalindur që sipas nenit 106 të Kodit Penal Rus, mund të çojë deri në pesë vjet burg.

Nadezhda e cila është e njohur në qytetin e saj si një parukeri popullore u përshkrua nga miqtë si ‘nënë e mirë’.

Ajo ka një djalë nga një martesë e mëparshme, dhe dy vajza nga burri i saj aktual. /Telegrafi/