Portali i madh anglez, Daily Mail ka formuar një formacion me 11 futbollistët më të mirë që janë jashtë kontratës për afatin e ardhshëm kalimtar të verës, transmeton Telegrafi.

Një mori e klubeve të Premier Ligës janë të vendosur për të humbur yjet në përfundim të sezonit, duke përfshirë edhe Arsenalin, Chelsea, Man Unitedin dhe Man Cityn, por ka edhe skuadra tjera evropiane që nuk qëndrojnë më mirë.

Një nga portierët më të mirë në botë për dy dekadat e fundit, Iker Casillas, do të jetë një lojtar i lirë, kur kontrata e tij me FC Porto të përfundoj gjatë verës.

Reklama
Super yjet që mbesim pa kontratë në vitin 2017 (Foto) Super yjet që mbesim pa kontratë në vitin 2017 (Foto)

Man City do të duhet të mendojë për blerje të reja të vijës së fundit në fund të sezonit, pasi Pep Guardiola është i vendosur për të humbur Bacary Sagnan dhe Gael Clichyn në skuadrën e tij ‘ngjyrë qielli’.

Reklama

Ka nënshkruar zgjatjen e kontratës për një vit verën e kaluar, por John Terry është i vendosur të largohet nga Chelsea, ndërsa Pepe do të jetë i lirë për t’u bashkuar me një klub të ri këtë verë, pasi koha e tij në Real Madrid duke se ka përfunduar.

Mesfusha e Man Unitedit mund të jetë gati për të humbur Michael Carrick këtë verë, ndërsa edhe te rivali i tyre, City, punët nuk qëndrojnë më mirë pasi Yaya Toures i skadon kontrata në fund të sezonit.

Reklama
Top 10 goditjet më të fuqishme kur shpejtësia e topit kaloi mbi 130 km/h (Video) Top 10 goditjet më të fuqishme kur shpejtësia e topit kaloi mbi 130 km/h (Video)

Arsenal mund të humbasë një nga mesfushorët e tyre të mëdhenj, pasi marrëveshje e spanjollit, Santi Cazorla, me skuadrën nga Emirates shkon drejt fundit në përfundim të sezonit, përcjell Telegrafi.

Dy ish-sulmuesit e Liverpoolit, Mario Balotelli dhe Fernando Torres, janë të dy në dispozicion të skuadrave që interesohen për shërbimet e tyre pasi në afatin kalimtar veror do të jenë në skadencë të kontratave.

Reklama

Së fundi, Zlatan Ibrahimovic përfundon 11-shin titullar, edhe pse suedezi ka gjasa për të rënë dakord për një zgjatje të kontratës që të mbetet në Man United për të paktën edhe një sezon. /Telegrafi/

Një formacion që do ta rivalizonte çdo skuadër në botë

Reklama