LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i Real Madridit mund të ndryshojë me katër transferime – Sancho i prinë listës

Formacioni i Real Madridit mund të ndryshojë me katër transferime – Sancho i prinë listës

Real Madridi po planifikon që t’i bëjë disa mega transferime në mënyrë që të triumfojë sërish në Evropë dhe Spanjë.

Los Blancos aktualisht janë në vendin e dytë në La Liga, derisa ka tre top lojtarë në listën e tyre, mirëpo duhet shpenzuar një mal me para.


Raheem Sterling, N’Golo Kante dhe Jadon Sancho, që të gjithë lidhen me një kalim në afatin e janarit në Santiago Bernabeu.

N’Golo Kante

Nëse madrilenët arrijnë ta transferojnë këtë treshe, atëherë formacioni i tyre do të pësonte ndryshime të mëdha.

Jadon Sancho

Paul Pogba është po ashtu në listën e mbretërve, e që këto katër transferime do të kalonin shumën prej 500 milionë euro.

Për t’i realizuar këto transferime, Reali thuhet se do të heq dorë nga Gareth Bale, Isco, James Rodriguez, Luka Jovic dhe Lucas Vazquez. /Telegrafi/