LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë i xhiros së 28-të në BKT Superligën e Kosovës

Formacioni më i mirë i xhiros së 28-të në BKT Superligën e Kosovës

Ka përfunduar xhiro e 28-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Këtë xhiro u zhvilluan pesë takime, ku u arritën disa rezultate interesante, kryesisht me skuadrat e pjesës së epërme që morën fitore.


Lideri aktual Ballkani triumfoi në udhëtim te Dukagjini i Klinës me rezultat minimal 1-0, derisa Drita në udhëtim mposhti Feronikelin 0-5.

Gjilani tregoi fuqinë pasi mposhti Drenicën 5-0, derisa Prishtina mposhti Malishevën në një ndeshje spektakolare 3-2.

Fitore mori edhe Llapi që mposhti në udhëtim Ulpianën me rezultat të pastër 0-2.

Telegrafi si gjithnjë ka zgjedhur më të mirët e javës në elitën e futbollit kosovar.

Portier

Marjan Coric u rikthye në portë për Llapin dhe bëri disa pritje shumë të mira ndaj Ulpianës, duke mbajtur portën e paprekur. Falë pritjeve të Coric llapjanët morën tri pikë të mëdha nga udhëtimi në Lipjan.

Mbrojtja

Tomislav Sorsa i Gjilani ka vazhduar me formë të mirë dhe këtë e shfaqi edhe në përballje me Drenicën, njëjtë si Dardan Jashari i Llapit që gjeti edhe golin në përballje me Ulpianën.

Pjesë në repartin defensivë merr edhe Gledi Mici që tanimë është ambientuar për mrekulli me pozitën e mbrojtësit qendror dhe bëri një ndeshje të madhe ndaj Malishevës.

Mesfusha

Guathier Mankenda ishte fantastik në fitoren e Prishtinës 3-2 ndaj Malishevës, ku anësori afrikan realizoi edhe golin e parë. Në krahun e majtë të mesfushës zë vend Meriton Korenica që ishte vendimtar në fitoren e Ballkanit 0-1 në udhëtim te Dukagjini i Klinës falë një goli të bukur.

Nazmi Gripshi ka vazhduar me formën e mirë për Ballkanin dhe bëri paraqitje fantastike. Përveç Gripshit në mesfushë zënë vend edhe Muharrem Jashari i Dritës që ishte më i miri në fushë ndaj Feronikelit si dhe braziliani i Gjilanit, Elton Cale që gjithashtu ishte më i dalluari në fitoren 5-0 ndaj Drenicës.

Sulmi

Keita Razak startoi për Gjilanin dhe bëri një ndeshje të madhe ndaj Drenicës duke shënuar edhe gol, derisa në sulm së bashku me të është Otto John që i dha tri pikë tejet të rëndësishme Prishtinës ndaj Malishevës me golin e shënuar për 3-2.

Trajneri i javës:

Ballkani ka pasur një udhëtim jashtëzakonisht të vështirë në Klinë, por arritën fitore të madhe. Daja po tregon që është tjetër nivel sa i përket trajnerëve dhe po vazhdon pa humbje me Ballkanin e tij. Daja zë vendin si trajneri i javës së 28-të në BKT Superligë. /Telegrafi/