LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë i të gjitha kohërave në Ligën Premier me lojtarë të huaj: Henry, Aguero dhe Ronaldo udhëheqin sulmin

Formacioni më i mirë i të gjitha kohërave në Ligën Premier me lojtarë të huaj: Henry, Aguero dhe Ronaldo udhëheqin sulmin

Sergio Aguero ka thyer rekordin e Thierry Henry për gola në Ligën Premier, duke u bërë top shënuesi më i mirë që nuk është anglez. 

Sidoqoftë, të dy ikonat tashmë kanë çimentuar trashëgiminë e tyre si ndër importet më të mira të huaja që e hijeshuar Ligën Premier.


Si rezultat, diskutimet janë bërë të shumta se kush kanë qenë lojtarët më të mëdhenj, por një gjë është e sigurt Aguero edhe Henyr janë prej më të mirëve ndonjëherë.

The Sun ka studiuar qindra lojtarë që kanë ardhur nga jashtë në Ligën Premier, duke e formuar një formacion pa lojtarët britanikë.

Me kaq shumë lojtarë të jashtëzakonshëm që kanë mundur të zgjedhën, ka gjithmonë ka të pakënaqur, por nuk ka asnjë dyshim se ekipi që ata zgjodhën do të ishte arrë e fortë për çdo kundërshtarë.

Më poshtë e gjeni formacionin e SunSport me një renditje 3-5-2.

Portier: Peter Schmeichel

Danezi është pranuar gjerësisht si portieri më i mirë në historinë e Ligës Premier dhe ka vend edhe në këtë formacion.

Schmeichel fitoi pesë tituj të Ligës Premier me Manchester United, duke e mbajtur portën të paprekur në 128 ndeshje nga 310.

Mbrojtës: Vincent Kompany

Mbrojtësi belg, pastaj kapiteni i Manchester City ka qenë pjesë e klubit në periudhën më të suksesshme në histori.

Kompany erdhi nga Hamburgu në vitin 2008 dhe e mbylli karrierën e tij në Etihad vitin e shkuar.

Mbrojtës: Nemanja Vidic

Vidic fitoi pesë herë titullin me Manchester United. Ai shënoi 15 gola në 211 paraqitje.

Mbrojtës: Virgil Van Dijk

Një nga tre lojtarët e formacionit që akoma luajnë në Ligën Premier.

Van Dijk shkoi te Liverpooli pas dy viteve të qëndrimit në Southampton. Ai ka qenë pa dyshim lojtari më i rëndësishëm i Reds.

Mesfushor: Patrick Viera

Mesfushori legjendar francez, kapiten i Arsenalin nga viti 2002 deri sa ai u largua në vitin 2005.

Ai luajti një rol të madh në fushatën historike të klubit në sezonin 2003/04, ku morën nofkën ‘Invincibles’.

Viera ishte blerë nga AC Milan dhe shihet si një nga lojtarët më të mëdhenj të huaj që kanë luajtur në Ligën Premier.

Mefushor: David Silva

Spanjolli u bë lojtari që më shpejtë i arriti 200 fitore në Ligën Premier në vetëm 289 paraqitje.

Katër herë fitues i titullit Silva erdhi nga Valencia te Manchester City.

Sulmues krahu: Cristiano Ronaldo

Pavarësisht se arriti kulmin te Real Madridi, superylli portugez fitoi pothuajse çdo çmim individual dhe ekipor të mundshëm gjatë kohës sa ishte në Old Trafford.

Ronaldo fitoi të parin nga pesë Topat e Artë, sa ishte në Manchester United.

Mesfushor sulmues: Eric Cantona

Asi njihet si sulmues, por aftësitë e tij që të bëjë edhe lojë e vendosin Eric Cantonan prapa Agueros dhe Henryt.

Si ikonë në fushë, francezi legjendar e revolucionarizoi lojën angleze dhe fitoi katër tituj në vetëm pesë sezone në Old Trafford.

Sulmues krahu: Eden Hazard

Belgu nuk ka fituar aq shumë trofe sa yjet e tjerë në ekip. Por në shtatë vite sa ishte te Chelsea, ai shkëlqeu në Stamford Bridge.

Hazard ishte dy herë fitues si lojtari më i mirë në Ligën Premier.

Sulmues: Sergio Aguero dhe Thierry Henry

Bashkë kanë fituar gjashtë tituj në Liugën Premier ( dhe kanë arritur me ekipet e tyre rekord prej 100 pikë brenda një kampionati).

Ata gjithashtu kanë shënuar 352 gola bashkë dhe janë të dy golashënuesit kryesorë të klubeve të tyre përkatësisht në Arsenal dhe Manchester City.

Formacioni

/Telegrafi/