LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë i javës së XVI në IPKO Superligë– Mbrojtësit dhe mesfushorët vendosën ndeshjet me gola dhe paraqitje fantastike

Formacioni më i mirë i javës së XVI në IPKO Superligë– Mbrojtësit dhe mesfushorët vendosën ndeshjet me gola dhe paraqitje fantastike

Java e XVI e Ipko Superligë solli ndeshje interesante, ku munguan fitoret e skuadrave që janë duke udhëhequr në elitë.

Prishtina u ndal nga Ferizaj, ndërsa Drita dhe Feronikeli luajtën baras në derbin e kësaj xhiroje.

Drenica e ka shkatërruar Trepçën ’89 në ndeshjen që shënuan pothuajse e gjithë vija mbrojtëse e drenicasve.

Ballkani po ashtu ka treguar formë të lartë, duke e shkatërruar Gjilanin me rezultat 4-1.

Llapi fitoi si mysafirë me Flamurtarin, ndërsa Liria ka marr një fitore të pritur ndaj KEK-ut.

Redaksia e Telegrafit i ka zgjedhur 11 lojtarët më të dalluar individualisht, por që i sollën sukses skuadrave të tyre.

Portieri

Afrim Ademi është  në portë.  Ai bëri shumë pritje në ndeshje me Flamurtarin, madje një që ua ruajti epërsinë në këtë ndeshje.

Portieri llapjanas edhe një herë bëri që të mos ndjehet mungesa e Bledar Hajdinit.

Mbrojtja

Muharrem Musa në të djathtë. Ai bëri lojë të mirë ndaj 89-shit dhe  shënoi edhe një gol. Gol ka shënuar edhe Lapidar Lladrovci i Feronikelit.

Në qendër është edhe Kristi Marku i Ferizajt, që bëri paraqitje të mirë ndaj Prishtinës. Në të mjatë Arbër Potoku, që shënoi në fitoren e Ballkanit dhe ishte ndër më të mirët.

Mesfusha

Bujar Shabani nuk e la Dritën të pësojë humbje. Ai edhe në lojë pati paraqitje të mirë.

Më të edhe Behar Maliqi që e shënoi golin e fitores te Llapi dhe Blend Baftiu që ishte ‘dirigjent’ i fitores së Ballkanit ndaj Gjilanit.

Sulmi

Valmir Veliu i Llapit erdhi nga stoli për  t’i dhënë impuls lojës me Flamurtarin. Ai asistoi te goli i fitores, por edhe disa herë rrezikoi bukur.

Në krahun tjetër Durim Gashi. Anësori i Ballkanit është në formë të mirë dhe këtë po e dëshmon me gola dhe asistime.

Në krye të sulmit, Fatih Karahoda. Është nga të paktë sulmues që e ka gjetur golin në këtë javë, ku shënoi ndaj KEK-ut. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori