LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë i javës së tretë në IPKO Superligë

Formacioni më i mirë i javës së tretë në IPKO Superligë

Superliga e ka mbyllur javën e tretë, me rezultatet interesante, por që kanë qenë fatale për dy trajnerë.

Feronikeli e ka mposhtur Prishtinën në derbi, gjë që i ka kushtuar Mirel Josës me karrigen e tij.


Njëjtë edhe Vushtrria ka pësuar humbje nga Gjilani, ku pas ndeshjes Bekim Shotani është larguar.

Llapi dhe Ballkani kanë luajtur baras, sikurse edhe Trepça ’89 me Drenicën.

Drita ka vazhduar me fitore, duke e mposhtur kësaj radhe Dukagjinin me rezultat 4-0 si mysafire. Edhe Flamurtari e ka marr fitoren e parë, duke e mposhtur Ferizaj (1-0).

Telegrafi Sport i ka zgjedhur lojtarët më të mirë të javës së tretë në një formacion.

Portier

Bledar Hajdini. Portieri i Llapit ishte me meritori që skuadra e tij nuk pranoi gol në pjesën e parë ndaj Ballkanit.

Ai priti disa gjuajtje në këtë ndeshje, duke e fituar rivalitetin me portierin e Flamurtarit, Erlind Selimaj që po ashtu kishte paraqitje të mirë.

Mbrojtja

Mbrojtja vjen me katër. Në të djathtë Përparim Islami i Feronikelit, që kishte paraqitje shumë të mirë ndaj Prishtinën.

Në qendër Richard Asare i Trepçës ’89 dhe Lapidar Lladrovci i Feronikelit.

Në të majtë mbrojtësi i Gjilanit, Jacskon Ferreira.

Mesfusha

Mesfusha vjen me katër, me lojtarë që kishin secili paraqitje më të mirë se tjetri.

Albert Dabiqaj ishte më i mirë në mesfushë ndaj Prishtinës, duke i dominuar Lorik Boshanjkun dhe Endrit Krasniqin në çdo duel.

Hamdi Namani kishte paraqitje shumë të mirë me Dritën në fitoren ndaj Dukagjinit.

Në krahë Egzon Kransiqi që e shënoi golin e fitores të Flamurtarit dhe Xhevdet Shabani që shkëlqeu për Dritën.

Sulmi

Në sulm janë dy lojarë të ndeshjes. Mendurim Hoti që e shënoi golin e fitores në derbi dhe Tomislav Busic që e ka gjetur golin në ndeshjen e tretë me radhë.

Me golat e tyre Feronikeli dhe Gjilani morën nga tri pikë.

Trajneri

Trajneri i javës pa dyshim është malazezi i Niklit, Dejan Vukićević. Ai me strategjinë e tij e la larg portës Prishtinën, duke mos e lejuar të gjuaj fare në kuadrat për 85 minuta.

Madje ai befasoi duke e lënë në bankë Kastriot Rexhën. E gjithë strategjia e tij ia vlejti, pasi që në fund mori tri pikë. /Telegrafi/

FORMACIONI