LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë i javës së shtatë në Superligën e Kosovës

Formacioni më i mirë i javës së shtatë në Superligën e Kosovës

Çdo javë që kalon në BKT Superligë, po është më interesante se e kaluara.

Kështu ka ndodh edhe në mesjavë, ku janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së shtatë në elitën e futbollit kosovar.


Dukagjini që ishte pa fituar pas gjashtë xhirove, ka mposhtur Dritën me rezultat 2-1, duke marrë fitoren e parë këtë sezon.

Ulpiana u përkujdes për një tjetër befasi, pasi në kryeqytet ndali Prishtinën në barazim 1-1.

Befasi pati edhe në Suharekë, ku Ballkani u ndal nga Feronikeli në barazim 0-0.

Ndërkohë ndeshja mes Gjilanit dhe Llapit ka qenë spektakolare, ku në fund triumfuan vendasit me rikthim 2-1.

Drenica vazhdon shkëlqimin në Superligë, ku pas fitores ndaj Malishevës tani kryeson e vetme në tabelë.

Si gjithnjë, redaksia e sportit në portalin Telegrafi.com ka zgjedhur më të mirët e javës në elitën e futbollit kosovar.

Portieri:

Florian Smakiqi ka qenë i jashtëzakonshëm me pritjet e tij në duel me Ballkanin. Ekipi i Bekim Isufit sulmoi pa ndërpre, derisa Smakiqi intervenoi në disa raste duke i siguruar një pikë Feronikelit.

Mbrojtja:

Shkelzen Lushtaku po tregon formë fantastike këtë edicion me Drenicën. Mbrojtësi i djathtë ishte ndër më të mirët te kuqezinjtë edhe në fitoren 1-0 ndaj Malishevës.

Bujar Pllana ka qenë lider i Feronikelit në mbrojtje në duel me Ballkanin. Mbrojtësi i talentuar ishte i pakalueshëm nga Ermal Krasniqi dhe sulmuesit e tjerë të suharekasve, duke i siguruar skuadrës së tij një pikë të madhe nga ky udhëtim.

Harallamb Qaqi gjithashtu ka qenë vendimtar për Drenicën në duelin me Malishevën. Përpos lojës fantastike në fazën defensive, Qaqi shënoi edhe golin e fitores për kuqezinjtë.

Gjilani ka bërë investime të mëdha në gjitha repartet, por Armend Halili ka mbetur aty në formacion, pa ia rrezikuar vendin askush. Mbrojtësi korpulent edhe njëherë ishte fantastik për skuadrën kuqebardh, duke qenë lider në mbrojtje dhe duke shënuar golin vendimtar ndaj Llapit në fitoren 2-1.

Mesfusha:

Ergyn Ahmeti ka shkëlqyer ndaj ish-skuadrës së tij Dritës. Mesfushori mitrovicas dominoi në mesfushë, teksa prishte thuajse çdo aksion të gjilanasve.

Dy mesfushorët tjerë që zënë vend në 11-shen e javës vijnë nga Ulpiana. Argjent Mustafa shkëlqeu në barazimin që skuadra e tij mori në kryeqytet. Mesfushori vushtrrias shkatërronte thuajse të gjithë aksionet e vendasve dhe ndërtonte të ekipit të tij. Vend në formacionin e javës zë edhe Ermir Rezi që gjithashtu bëri një ndeshje të madhe. Jo vetëm lojë fantastik në mesfushë, por Rezi shënoi edhe golin e vetëm të Ulpianës.

Sulmuesit:

Gerhard Progni ka qenë lojtari kryesor i Gjilanit në fitoren ndaj Llapit. Kapiteni i kuqebardhve shënoi një gol nga penalltia dhe asistoi në golin e fitores të shënuar nga Halili.

Ahmed Januzi ka filluar ta rikthejë formën e mirë, teksa ka qenë vendimtar për skuadrën e tij Dukagjinin. Ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka shënuar ndaj Dritës, për ta ndihmuar skuadrën e tij të marrë fitoren e parë këtë sezon.

Në krahun e majtë të sulmit vije Leotrim Kryeziu. Sulmuesi gjilanas i Prishtinës ishte më i dalluari tek kampioni në fuqi. Kur asgjë nuk po shkonte tek kryeqytetasit, Kryeziu doli në skenë duke shënuar golin e barazimit, por njëherit ishte edhe lojtari më aktiv në fushë.

Trajneri i javës:

T’ia rikthesh Dritës rezultatin nuk është aspak e lehtë. Këtë e bëri Armend Dallku me skuadrën e tij Dukagjinin, për më tepër se ishte me një lojtar më pak në fushë.

Dallku arriti me plot meritë ta mposht Dritën falë edhe taktikave që kishte përdorur për këtë takim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori