eksperti ad

Java e 27-të e ka sjell njërën prej befasive më të mëdha në këtë edicion, duke bërë që lufta për titull të bëhet edhe më e paqartë.

Ferizaj ka fituar si mysafirë i Feronikelit me rezultat 2-1.


Prishtina e ka shfrytëzuar këtë mundësi duke fituar ndaj KEK-ut dhe duke i barazuar pikët. Llapi e ka mundur Gjilanin, ndërsa 89-shi ka fituar ndaj Ballkanit.

Ndeshje interesant ishte ajo mes Dritës dhe Drenicës e cila u mbyll 2-2. Flamurtari e ka mposhtur Lirinë në derbin e skuadrave të mbijetesës.

Redaksia e Telegrafi Sport e ka zgjedhur formacionin më të mirë të javës së 27-të.

Portier 

Burhan Mustafa ishte ndër më meritorët që Ferizaj mori tri pikë ndaj Niklit.

Ai bëri disa pritje që dolën të jenë vendimtare.

Mbrojtja

Në të djathtë është Edrien Magani që shënoi gol shumë të bukur ndaj Llapit.

Në qendër Viktor Kuka dhe Prince Balde i Drenicës, që të dy zhvilluan ndeshje mjaftë pozitive.

48994240 10213187254292793 2052063128383913984 n

Në të majtë Liridon Leci që e shënoi golin e barazimit ndaj Drenicës.

Mesfusha

Engjëll Hoti që shënoi dy super gola ndaj Ballkanit, i shoqëruar me Mentor Zhdrellën që po ashtu shënoi gol të bukur, përbëjnë fillimin e mesfushës.

56927335 10157084560427243 4792768793178800128 o

Në krahë Shend Kelmendi dhe Valmir Veliu që i dhanë fitoret Flamurtarit dhe Llapit.

57186091 10157084559532243 8875934260922417152 o

Në qendër heroi i Ferizajt, Ermal Krasniqi që i shënoi dy gola Feronikelit.

Sulmi

I vetëm në krye të sulmit është Nicholas Andrews i Drenicës që shënoi dy gola të bukur ndaj Dritës.

55939981 2125102340858766 6191695153938300928 o

Ai ishte shumë i shpejtë i saktë dhe bashkëpunues me shokët ë këtë përballje. /Telegrafi/  

56938249 2255802711143719 6339715768661311488 n

telegrafi sport app