LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë i javës së 19-të në IPKO Superligë

Formacioni më i mirë i javës së 19-të në IPKO Superligë

Superliga e ka mbyllur javën e 19-të me ndeshje të forta, por që në fund fitore shënuan klubet favorite.

Ballkani fitoi në shtëpi ndaj Ferizajt me rezultat 3-0, ndërsa Prishtina mposhti Drenicën në “Bajram Aliu” me rezultat 3-1.

Drita ka fituar më vështirësi ndaj Vushtrrisë me rezultat 3-2, ndërsa Gjilani doli të jetë më i fortë se Flamurtari, duke triumfuar në fund me rezultat 2-0.

Tabela pas javës së 19-të në Ipko Superligë – Ballkani në krye, skuadrat tjera në ndjekje
Lexo po ashtu Tabela pas javës së 19-të në Ipko Superligë – Ballkani në krye, skuadrat tjera në ndjekje

Trepça ’89 është kthyer te fitoret duke e mposhtur Dukagjini (2-1), ndërsa Llapi ka fituar ndaj Feronikeli me rezultat të njëjtë në një ndeshje mjaftë interesante.

Telegrafi ka zgjedhur lojtarët më të dalluar në këtë javë që solli plot 20 gola, duke i radhitur në një formacion 4-3-2-1.

Portier

Kishte shumë mëdyshje, pasi këtë javë kishte paraqitje shumë të mira të portierëve.

Armend Ruxhi bëri një ndeshje të mirë ndaj Ferizajt, ku edhe shënoi gol nga pika e bardhë.

Por në formacion vend ka zënë Giacomo Nava që pati paraqitje të madhe te Llapi, duke pritur edhe një penallti në kohën shtesë që ishte deçizive në marrjen e tri pikëve.

Mbrojtja

Një mbrojtje e çeliktë mund të quhet kjo e kësaj jave. Në të djathtë është Edison Kçiku i Gjilani, që pati paraqitje të mirë ndaj Flamurtarit.

Në qendër Leotrim Bekteshi (Prishtina) dhe Ylber Kastrati (Gjilani), që ishin ndër më meritorët në fitoret e skuadrave të tyre.

Në të majtë Ilit Blakçori i Dritës, që bëri një paraqitje shumë të mirë në Vushtrri.

Mesfusha

Mesfusha vjen me lojtarë që shënuan gola, duke u treguar vendimtar.

Në qendër janë Edvin Kuc (Ballkani) dhe Ergyn Ahmeti (Prishtina), që shënuan dy prej golave më të bukur të kësaj jave.

Më të avancuar janë Arbër Hoxha (Ballkani), Erjon Vucaj (Drita) dhe Ersil Ymeri (Llapi).

Hoxha si zakonisht tregoi lojë të madhe ku shënoi një gol të bukur nga penalltia, ndërsa në anën tjetër Erjon Vucaj shënoi dhe asistoi për Dritën.

Ymeri ishte heroi i Llapi, ku shënoi dy herë.

Sulmi

Edhe pse disa sulmues kishin paraqitje të mirë, si Oto John, Kastriot Rexha, Drilon Fazliu dhe Tomislav Busic, vendi i sulmuesit është i rezervuar për dikë tjetër.

Arb Manaj shënoi dy herë duke i dhënë fitoren e madhe 89-shit, që e mban aktualisht jashtë zonës së rrezikshme.

Trajneri i javës

Ky vend shkon për Shpëtim Idrizin. Trajneri mitrovicas bëri ndërhyrjet e nevojshme për ta kthyer humbjen në fitore në pjesën e dytë.

Formacioni i javës

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori