LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i javës në BKT Superligën e Kosovës në futboll

Formacioni i javës në BKT Superligën e Kosovës në futboll

Ka përfunduar xhiro e 22-të në BKT Superligën e Kosovës me disa rezultate mjaftë interesante.

Këtë xhiro janë zhvilluar dy derbi, ku Ballkani arriti të triumfoi 0-1 në udhëtim te Drita, derisa Prishtina dhe Gjilani ndanë pikët ku barazuan 2-2.


Llapi ka vazhduar shkëlqimin, teksa ka mposhtur Malishevën me rezultat të thellë 3-0.

Ndërkohë fitore kanë marrë edhe Ulpiana 3-1 ndaj Drenicës si dhe Dukagjini 0-3 mposhti Feronikelin.

Telegrafi si gjithnjë sjell 11-shen më të mirë të javës në elitën e futbollit kosovar

Portieri:

Stivi Frahsëri ka qenë fantastik në derbin ndaj Dritës. Portieri shqiptar i Ballkanit bëri paraqitje fantastike duke arritur të pres edhe disa goditje të skuadrës vendase dhe ishte ndër më meritorët për fitoren e skuadrës së tij.

Mbrojtja:

Gjilani humbi epërsinë e dy golave ndaj Prishtinës duke barazuar me rezultat 2-2. Tek skuadra mysafire më i miri në fushë ishte Tomislav Sorsa. Bajram Jashanica ka qenë lider i Ballkanit në mbrojtje në derbin ndaj Dritës.

Përpos lojës fantastike që e ndali edhe Marko Simonovskin, Jashanica u përkujdes edhe për të asistuar tek goli i fitores. Vend në formacionin e javës zë edhe mbrojtësi i Ulpianës Silvester Shkalla që bëri një ndeshje shumë të mirë ndaj Drenicës. Përveç lojës së mirë në defensivë, Shkalla realizoi edhe gol në këtë sfidë.

Mesfusha:

Reparti i mesfushës vije me pesë kësaj radhe, ku Guathier Mankenda është në krahun e djathtë të mesfushës falë lojës së mirë që bëri ndaj Gjilanit.

Në anën e majtë është braziliani i Dukagjinit, Jean Carioca që ishte më i miri ndaj Feronikelit duke shënuar edhe një gol të bukur.

Endrit Krasniqi ka qenë fantastik përballë Gjilanit, ku zhvilloi një lojë të mirë dhe realizoi një gol spektakolar për t’i siguruar një pikë Prishtinës.

Ilir Krasniqi ka vazhduar shkëlqimin te Llapi, pasi edhe ndaj Malishevës ishte lider në mesfushën e ‘Legjendave’.

Ulpiana ka marrë tri pikë të arta në luftën për mbijetesë ndaj Drenicës dhe Iran ishte më i miri në fushë. Braziliani realizoi një eurogol nga gjuajtja e lirë.

Sulmi:

Theophilus Solomon ka qenëheroi i Ballkanit në derbin e madh ndaj Dritës. Sulmuesi nigerian u fut nga banka rezervë dhe doli të jetë heroi i Ballkani në Gjilan.

Valmir Veliu ka vazhduar shkëlqimin me Llapin e tij. Sulmuesi i talentuar ishte më meritori për fitoren e llapjanëve ndaj Malishevës 3-0. 21-vjeçari shënoi dy gola duke i dhuruar tri pikë të arta Llapit në luftën për titullin e kampionit.

Trajneri i javës:

Ilir Daja është trajneri i javës së 22-të në BKT Superligën e Kosovës. Tiranasi fitoi derbin e javës me skuadrën e tij Ballkanin në udhëtim te Drita 0-1. Daja kishte përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme duelin, por edhe zëvendësimet e bëra i dhanë suksesin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Ndërkombëtare
Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Liga e Evropës
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
“E pabesueshme”, reagimi i Granit Xhakës pas kalimit në finalen e Ligës së Evropës

“E pabesueshme”, reagimi i Granit Xhakës pas kalimit në finalen e Ligës së Evropës

Liga e Evropës
UEFA “zbuloi” një foto të vjetër: Dy shokët do të kenë një sherr të madh në finalen e Ligës së Kampionëve

UEFA “zbuloi” një foto të vjetër: Dy shokët do të kenë një sherr të madh në finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori