LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i javës i futbollistëve shqiptarë në botë (Foto)

Formacioni i javës i futbollistëve shqiptarë në botë (Foto)

Ka përfunduar edhe një vikend i suksesshëm i futbollistëve shqiptarë nëpër botë.

Disa nga ta shënuan gola të rëndësishëm për skuadrat e tyre, disa tjerë me asistime ishin vendimtar, por kishte edhe nga ata që nuk shënuan e asistuan por treguan paraqitje fantastike duke marrë nota të larta.


Telegrafi vazhdon tua sjellë formacionin më të mirë të javës të futbollistëve shqiptarë në botë.

Kësaj radhe formacioni është 4-3-3, ku është i përzier me talente të mëdhenj dhe përvojë të futbollistëve tanë.

Portierë:

Alban Hoxha edhe njëherë ishte i pamposhtur në portën e Partizanit. Portieri i Kombëtares luajti titullar gjatë 90 minutave ndaj Vllaznisë duke mbajtur portën e tij të pa prekur.

Mbrojtësit:

Në krahun e djathtë është Andi Lila i cili ka zhvilluar një stinor të mrekullueshëm në Greqi me Pas Gianina. Lila ishte titullar si gjithnjë me ekipin e tij që triumfuan 0-1 ndaj Skoda Xanthi dhe siguruan Ligën e Evropës. Në krahun e majtë është vendosur Naser Aliji i cili u aktivizua në 45 minutat e dyta me Baselin dhe dhuroi dy asistime ndaj St Gallenit në fitoren e thellë 0-7.

Me paraqitje të mrekullueshme u paraqit edhe Taulant Xhaka për Baselin ndaj St Gallenit. Xhaka këtë takim luajti në qendër të mbrojtjes dhe tregoi edhe aty shpirtin luftarak duke mbajtur larg zonës sulmuesit vendas. Së bashku me Xhakën në mbrojtje është mbrojtësi kampion bote, Shkodran Mustafi që heshti Barcelonën duke mposhtur 2-1 me skuadrën e tij Valencian. Mustafi në fund të ndeshjes morri lëvdata të mëdha dhe ishte lojtar i ndeshjes për ‘Lakuriqët’.

Mesfushorët:

Javën e kaluar shënoi dy herë, ndërsa kësaj radhe asistoi dy herë. Liridon Krasniqi vendimtar për skuadrën e tij Kedah që triumfuan 2-1 ndaj Johor DT. Në qendër të mesfushës është mesfushori kampion i Greqisë, Pajtim Kasami. Reprezentuesi zviceran shënoi gol në fitoren 5-0 të Olympiakosit dhe festuan titullin e kampionit në Greqi. Paraqitja e Kasamit në këtë takim u vlerësua me notën shtatë. Paraqitje impresionuese kishte edhe Herolind Shala. 24-vjeçari shënoi dy gola të mrekullueshëm për Slovan Liberecin në fitoren 2-0 ndaj Jihlavas. Përpos golave të shënuar, Shala zuri vend edhe në formacionin e javës në Çeki.

Sulmuesit:

Milot Rashica është rikthyer tek golat në kampionatin holandez me Vitessen. Vushtrriasi shënoi golin e tetë në kampionat në barazimin 1-1 të verdh e zinjve ndaj Heracles. Në qendër të sulmit është reprezentuesi i Norvegjisë, Veton Berisha. 22-vjeçari shënoi dy gola në fitoren e Greuther Furthit 3-1 ndaj Fortuna Dusseldorf. Me dy golat e shënuar në fundjavë, Berisha shkoi në koutën e gjashtë golave në Bundesliga 2. Treshen e sulmit e kompleton Shkëlzen Gashi. Anëtari i Kombëtares së Shqipërisë ka shënuar golin e parë në ligën amerikane të enjten ndaj Kansas Cityt, ndërsa ishte 90 minuta në fushë edhe në fitoren ndaj New York Red Bulls me rezultat të njëjtë 2-1. /Telegrafi/

formromromo

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori