LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare të sfidës mes ‘Al-Nassr & Al-Hilal’ dhe PSG

Formacionet zyrtare të sfidës mes ‘Al-Nassr & Al-Hilal’ dhe PSG

Paris Saint-Germaini ndodhet në Lindjen e Mesme në një turne mes-sezonal, ku do ta zhvillojë një ndeshje miqësore kundër formacioni më të mirë saudit, të përbërë nga yjet e Al-Nassr dhe Al-Hilal.

Ndeshja e shumëpritur nga futbolldashësit është caktuar të luhet në King Fahd Stadium në Riad të Arabisë Saudite.


Cristiano Ronaldo do ta udhëheqë skuadrën e përbërë nga yjet e elitës së futbollit saudit, teksa ribashkohet me Lionel Messin ndoshta për herë të fundit në një ndeshje, që padyshim se do të ndiqet nga miliona tifozë anekënd botës.

Trajnerët Marcelo Gallardo dhe Christophe Galtier kanë bërë përzgjedhjen e lojtarëve që do të luajnë nga minuta e parë.


Formacioni startuesi i ‘Al-Nassr & Al-Hilal’: Ospina; Al Boleahi, Al Burayk, Al Juwayr, Cuellar, Konan; Gonzalez; Ighalo, Marega, Cristiano Ronaldo, Talisca.

Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Keylor Navas; Bernat, Bitshiabu, Ramos, Hakimi; Renato Sanches, Carlos Soler, Vitinha; Mbappe, Messi, Neymar.


/Telegrafi/