Formacionet zyrtare: Roma – Atalanta: Romakët kërkojnë vazhdimësi


Roma do ta pres Atalantan në një nga ndeshjet derbi të kësaj jave në Serie A.
Romakët që kanë dy fitore radhazi që ua mundësuan vendin e katërt, janë në kërkim të fitores së tretë me radhë.
Trajneri Paulo Fonseca edhe në këtë ndeshje do të luajë me më të mirët, pasi rikthimi në Ligën e Kampionëve është qëllimi kryesor i klubit.
Në anën tjetër Atalanta që sezonin e shkuar e zuri vendin e tretë në Serie A, edhe këtë vit kërkon të jetë në mesin e më të mirave.
Për këtë Gianpiero Gasperini ka vendosur të luajë me formacionin e tij të zakonshëm 3-4-3.
Ndeshja fillon në ora 19:00. /Telegrafi/
Roma: Pau Lopez; Spinazzola, Smalling, Fazio, Kolarov; Cristante, Veretout; Florenzi, Pellegrini, Zaniolo; Dzeko.
Atalanta: Gollini; Toloi, Kjaer, Palomino; Hateboer, Freuler, De Roon, Castagne; Malinovskyi; Gomez, Ilicic.

Nga
Telegrafi
25/09/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































