Formacionet zyrtare, PSG – Arsenal: Enrique synon ta mbrojë kurorën, Arteta për të shkruar histori

Paris Saint-Germaini dhe Arsenali do të takohen me fillim nga ora 18:00 në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve për edicionin 2025/2026.
Skuadra e Enriques arrin si kampione në fuqi pas shkatërrimit bindës 5-0 të Interit sezonin e kaluar dhe tani është një fitore larg të qenit klubi i parë që nga Real Madridi në vitet 2017 dhe 2018 që mbron me sukses titullin e Ligës së Kampionëve.
Në ndërkohë kampionët e sapokurorëzuar të Ligës Premier, Arsenali, i dhanë fund një pritjeje 22-vjeçare për të rimarrë titullin anglez, ndërkohë po ndjekin diçka edhe më të pakapshme: Kupën e parë Evropiane në historinë e klubit.
Në këtë sfidë Enrique i ke besuar yjeve si Kvaratskhelia, Dembele dhe Doue, teksa nuk ka ndonjë befasi as në repartet e tjera.
Në anën tjetër Arteta ka vendosur të futet me sistemin e përhershëm 4-2-3-1, me Saka dhe Trossard në krahë të sulmit dhe Havertz si pikë reference.
Formacionet zyrtare:
PSG: Safonov, Mendes, Pacho, Marquinhos, Hakimi, Ruiz, Vitinha, Neves, Kvaratskhelia, Dembele, Doue.
Arsenal: Raya, Mosquera, Saliba, Gabriel, Hincapie, Rice, Skelly, Odegaard, Saka, Havertz, Trossard.
🔴 𝗧𝗘𝗔𝗠𝙉𝙀𝙒𝙎 ⚪️
Your Champions League final line-up.
COME ON YOU GUNNERS!!
— Arsenal (@Arsenal) May 30, 2026











































