LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare: Newcastle për fitoren e pestë radhazi, Chelsea për t’u rikthyer te fitorja

Formacionet zyrtare: Newcastle për fitoren e pestë radhazi, Chelsea për t’u rikthyer te fitorja

Newcastle United dhe Chelsea kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Ligën Premier.

“Laraskat” janë nikoqir të Bluve në ndeshjen interesante të javës që pritet të zhvillohet në “St. James’ Park” nga ora 18:30.


Ekipi i Eddie Howe vjen në këtë ndeshje me formë të lartë prej katër fitoreve radhazi dhe synon të pestën për të forcuar pozitën në top katërshe.

Në anën tjetër, ekipi i Graham Potter nuk di për fitore në katër ndeshjet e fundit dhe pas dy humbjeve radhazi shpreson së paku për rezultat pozitiv nga ky udhëtim.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Te Chelsea, nga minuta e parë luan sulmuesi shqiptar Armando Broja.

Newcastle: Pope; Trippier, Schar, Botman, Burn; Guimaraes, S.Longstaff, Willlock; Almiron, Joelington, Wood; 

Chelsea: Mendy; Azpilicueta, Chalobah, Kulibaly, Loftus-Cheek, Jorginho, Kovacic, Hall; Gallagher, Mount, Broja; 

/Telegrafi/