LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare: Liverpooli dëshiron ta forcojë kreun me ndeshjen ndaj Leicesterit

Formacionet zyrtare: Liverpooli dëshiron ta forcojë kreun me ndeshjen ndaj Leicesterit

Liverpooli është nikoqir i Leicester Cityt në ndeshjen e xhiros së 24 të Ligës Premier që zhvillohet në Anfield.

Redsat janë liderë të kampionatit anglez me katër pikë më shumë se Manchester City dhe e kanë mundësinë të shkëputen më shumë në krye të tabelë.


Kampioni në fuqi pësoi humbje nga Newcastle United dhe tash ka mbetur prapa duke i dhënë një shans më shumë liderit që ta forcojë kreun.

Leicesteri është i dhjeti në tabelë me 31 pikë dhe aktualisht nuk rrezikon rënien nga elita e futbollit anglez.

Trajnerët Jurgen Klopp dhe Claude Puel i kanë përgatitur formacionet e tyre për këtë ndeshje.

Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson, Matip, Van Dijk, Robertson, Henderson, Wijnaldum, Keita, Shaqiri, Mane, Salah, Firmino.

Formacioni startues i Leicester Cityt: Schmeichel, Ricardo Pereira, Evans, Maguire, Chilwell, Mendy, Ndidi, Gray, Maddison, Albrighton, Vardy.

/Telegrafi/