Në Stadio Olimpico zhvillohet Derby della Capitale ndërmjet Lazios dhe Romës në kuadër të javës së 27 në Serie A.
Bianconcelestët (në vend të tretë) dhe Giallorossët (në vend të pestë) luftojnë për një vend në top-katërshe dhe aktualisht diferenca ndërmjet tyre është vetëm dy pikë.
Do të shohim një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Maurizio Sarri dhe Salvatore Foti (i cili zëvendëson të pezulluarin Jose Mourinho), të cilët i kanë zgjedhur ekipet startuese.
📣 𝐅𝐎𝐑𝐌𝐀𝐙𝐈𝐎𝐍𝐄 #LazioRoma | #AvantiLazio 🦅 pic.twitter.com/C8vUuwiunw
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) March 19, 2023
/Telegrafi/