Llapi është nikoqir i Malishevës në kuadër të javës së katërt në BKT Superligën e Kosovës.

Ndeshja që fillon në ora 16:00, do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, pasi llapjanët duke e rinovuar stadiumin e tyre.

Llapi është aktualisht në vendin e tetë me vetëm dy pikë, pasi ka një humbje dhe dy barazime.

Në anën tjetër, Malisheva gjendet në të pestin me katër sosh dhe ka një fitore, një humbje dhe një barazim.

Formacioni zyrtare i Lallpit: Coric, Idrizi, Prenci, Veliu, Emini, Ramadani, Shillova, Shabani, Rivera, Neto, Alidema.

Formacuioni zyrtare i Malishevës: Gashi, Kryeziu, Dumani, Stullcaku, Bruqi, M.Hyseni, Pira, H.Hyseni, Vitija, Xhaka, Pefqeli. /Telegrafi/