LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare: Chelsea synon të ruajë pozitën e parë në sfidën ndaj Watfordit

Formacionet zyrtare: Chelsea synon të ruajë pozitën e parë në sfidën ndaj Watfordit

Chelsea është mysafir i Watfordit në Vicarage Road Stadium, ku zhvillohet ndeshja e xhiros së 14-të në Ligën Premier.

Blutë janë në krye të tabelës së kampionatit anglez me një pikë më shumë se Manchester City dhe dy më tepër se Liverpooli, ndërsa synojnë të qëndrojnë aty.


Watfordi ka arkëtuar vetëm 13 pikë në po aq ndeshje dhe mban vendin e 17-të në renditje.

Trajnerët Claudio Ranieri dhe Thomas Tuchel i kanë përgatitur skuadrat që do ta nisin ndeshjen nga fillimi.

Formacioni startues i Watfordit: Bachmann; Femenia, Cathcart, Troost-Ekong, Masina; Cleverley, Sissoko, Louza; Dennis, Joao Pedro, King.

Formacioni startues i Chelseat: Mendy; Chalobah, Christensen, Rüdiger; Azpilicueta, Saul, Loftus-Cheek, Marcos Alonso; Mount, Havertz; Pulisic.

/Telegrafi/