LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare: Bayern Munich për rikthim, Lazio për befasi

Formacionet zyrtare: Bayern Munich për rikthim, Lazio për befasi

Bayern Munich dhe Lazio do të përballen me fillim nga ora 21:00 në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Sfida e parë e luajtur në Itali mes këtyre dy ekipeve përfundoi me fitore minimal të Lazios me rezultat 1-0, falë një penalltie të realizuar nga Ciro Immobile.


Ky duel premton spektakël, për faktin se Bayern Munichu do të tentojë me të gjitha forcat rikthimin e rezultatit, ndërsa Lazio do të synojë të shkaktojë një befasi të madhe.

Të dy trajnerët kanë vendosur të futen në fushë me lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion.

Formacionet zyrtare:

Bayern Munich: Neuer, De Ligt, Kimmich, Goretzka, Sane, Dier, Guerreiro, Muller, Musiala, Pavlovic.

Lazio: Provedel, Pellegrini, Romagnoli, Gila, Marusic, Luis Alberto, Vecino, Guendouzi, Zaccagni, Immobile, F.Anderson./Telegrafi/