LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare: Barcelona dhe Sociedadi në sfidën për top-katërshe

Formacionet zyrtare: Barcelona dhe Sociedadi në sfidën për top-katërshe

Në Reale Seguros Stadium zhvillohet ndeshja e xhiros së 33-të në La Liga ndërmjet Real Sociedadit dhe Barcelonës.

Blaugranët kanë rënë në vend të katërt në renditje he duan ta rikthejnë pozitën e dytë që do ta bënin me fitore, njëherësh të përpiqen ta shtyjnë sa më shumë festën e Real Madridit.


Në anën tjetër, Sociedadi është një konkurrent i drejtpërdrejtë për top-katërshe, pasi ka vetëm pesë pikë më pak se katalunasit.

Trajnerët Imanol Alguacil dhe Xavi Hernandez i kanë përgatitur taktikat e tyre dhe i kanë zgjedhur formacionet që do të luajnë nga fillimi.

Formacioni startues i Real Sociedadit: Remiro, Zaldua, Zubeldia, Le Normand, Diego Rico, Zubimendi, Merino, Rafael, Januzaj, Isak, Sorloth.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Dani Alves, Araujo, Pique, Alba; F. de Jong, Busquets, Gavi; Dembele, Aubameyang, Ferran.

/Telegrafi