Athletic Bilbao do të pres Atletico Madridin në kuadër të javës së 34-të të La Ligas.

Baskët luajnë shanset e fundit për një vend në garat evropiane, ndërsa madrielenët duan të mbesin në pozitën që i dërgon në garën e madhe.

Athletic Bilbao ka 48 pikë në vendin e tetë, ndërsa Atletico Madrid ka 61 pikë në vendin e katërt.

Marcelino Garcia Toral dhe Diego Pablo Simeone, janë përballur 14 herë me njëri-tjetrin dhe kanë bilanc mjaft të barabartë.

Katër fitore për trajnerin asturian, pesë për argjentinasin dhe pesë ndeshje janë mbyllur baras.


A.Bilbao: Unai Simón, De Marcos, Yeray, Inigo Martinez, Yuri, Nico Williams, Dani Garcia, Vesga, Muniain, Raul Garcia dhe Inaki Williams.

A.Madrid:  Oblak, Marcos Llorente, Giménez, Mario Hermoso, Reinildo, Lodi, Héctor Herrera, Kondogbia, Carrasco, Griezmann dhe Luis Suárez.


/Telegrafi/