LAJMI I FUNDIT:

Formacionet startuese: Juve luan për kualifikim ndaj Zenitit

Formacionet startuese: Juve luan për kualifikim ndaj Zenitit

Në Allianz Stadium zhvillohet ndeshja e xhiros së katërt në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Juventusit dhe Zenit St. Petersburgut.

Zonja e Vjetër kryeson në Grupin H me nëntë pikë të grumbulluara, ashtu që me rezultat pozitiv në këtë takim, do ta sigurojë kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të garës së madhe për klube.


Në anën tjetër, Zeniti i ka tri pikë më pak se Chelsea që pozicionohet në vend të dytë, ashtu që humbja eventuale do t’i përkeqësonte gjasat për kualifikim, në rast se Blutë nxjerrin rezultat pozitiv përballë Malmos.

Trajnerët Massimiliano Allegri dhe Sergey Semak i kanë caktuar formacionet startuese të këtij takimi.


Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Danilo, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Chiesa, McKennie, Locatelli, Bernardeschi; Dybala, Morata

Formacioni startues i Zenit St. Petersburgut: Kritsyuk; Chistiakov, Lovren, Rakitskyy; Sutormin, Barrios, Wendel, Karavaev; Mostovoy, Claudinho, Azmoun


/Telegrafi/