LAJMI I FUNDIT:

Formacionet startuese: Dortmundi kërkon pikët ndaj Mainzit

Formacionet startuese: Dortmundi kërkon pikët ndaj Mainzit

Në MEWA Arena zhvillohet ndeshja e Bundesligas ndërmjet Mainzit dhe Borussia Dortmundit.

BVB është në vend të dytë në renditjen tabelare me shtatë pikë prapa Bayern Munichut dhe me fitore eventuale do t’i afrohej më shumë liderit.


Në anën tjetër, Mainzi pozicionohet në vend të dhjetë në tanelë me 34 pikë.

Është një përballje e drejtuar nga trajnerët Bo Svensson dhe Marco Rose, të cilët i kanë zgjedhur formacionet që do ta nisin ndeshjen.

Formacioni startues i Mainzit: Zentner; Bell, Niakhate, Lucoqui; Widmer, Tauer, Stach, Stoger; Onisiwo, Burkardt, Ingvartsen.

Formacioni startues i Borussia Dortmundit: Kobel; Passlack, Can, Pongracic, Schulz; Witsel, Dahoud, Bellingham; Wolf, Hazard, Malen.

/Telegrafi/