Përfaqësuesja e Brazilit zhvillon ndeshjen e fundit të fazës grupore në Kampionatin Botëror kundër Serbisë.

Selecao duhet të nxjerrë së paku një barazim për t'u kualifikuar në 1/8 e finales në turneun që po zhvillohet në Rusi.


Në dy ndeshjet e para në Grupin E, Brazili ka regjistruar një barazim dhe një fitore dhe ndodhet në krye të grupit me katër pikë.

GettyImages 977078848 Neymar duhet ta tregojë veten ndaj Serbisë, Foto: Getty Images

Serbia i ka tri pikë dhe vetëm me fitore mund të kualifikohet tutje. Një opsion është edhe barazimi, por me kusht që Zvicra të humbë me shumë gola.

Formacioni startues i Serbisë: Stojkovic, Rukavina, Mitrovic, Tadic, Kolarov, Veljkovic, Milenkovic, Kostic, Sergej, Matic, Ljajic.Formacioni startues i Brazilit: Alisson, Fagner, Silva, Miranda, Marcelo; Paulinho, Casemiro, Coutinho; Willian, Gabriel Jesus, Neymar.

Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet ndërmjet Zvicrës dhe Kosta Rikës. /Telegrafi/

telegrafi sport app