Formacionet startuese: Bayerni kërkon të konfirmohet si gjysmëfinalist ndaj Sevillas


Në Allianz Arena zhvillohet ndeshja kthyese çerekfinale e Ligës së Kampionëve, ndërmjet Bayern Munichut dhe Sevillas.
Bavarezët fituan me rezultat 2-1 në sfidën e parë në Ramon Sanchez Pizjuan, ashtu që janë favoritë për të vazhduar në gjysmëfinale.
Ekipi gjerman do ta ketë për qëllim ruajtjen e rezultatit dhe krijimin e një epërsie akoma më të madhe duke shënuar gola.
Andaluzianët nuk kanë opsione të tjera, pos të shënojnë sa më shumë gola duke shpresuar që ta ndëshkojnë kundërshtarin.
Përvoja e Jupp Heynckes do të vihet edhe një herë përballë taktikave të Vincenzo Montellas.
Formacioni startues i Bayern Munichut: Ulreich; Kimmich, Hummels, Boateng, Rafinha; Martinez, Müller, James Rodriguez; Robben, Ribery, Lewandowski.
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
11/04/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate








































