LAJMI I FUNDIT:

Formacionet startuese: Barca kërkon triumfin ndaj Leganes

Formacionet startuese: Barca kërkon triumfin ndaj Leganes

Barcelona është mysafir i Leganes për ndeshjen e xhiros së gjashtë në kampionatin spanjoll.

Në pesë xhirot e para, katalunasit kanë regjistruar pesë fitore dhe një barazim dhe janë lider në tabelë me 13 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi.

Blaugranët janë favoritë për të siguruar edhe tri pikë të reja nga ky udhëtim, për të vazhduar me kryesimin e kampionatit.

Leganes është në vend të fundit në tabelë me vetëm një pikë të arkëtuar nga një barazim, ndërsa ka humbur në katër ndeshje.

Trajneri i Barcës, Ernesto Valverde, i ka gati taktikat e tij për ndeshjen kundër homologut te skuadra kundërshtare, Mauricio Pellegrino.

Formacioni startues i Leganes: Cuellar, Juanfran, Tarin, Bustinza, Raul, Silva, Oscar, Ruben Perez, Vesga, El Zhar, En Nesyri.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen, Roberto, Pique, Umtiti, Vermaelen, Busquets, Rakitic, Coutinho, Dembele, Munir, Messi.

/Telegrafi/