LAJMI I FUNDIT:

Formacionet e mundshme: Arsenali kërkon të konfirmojë kreun e grupit ndaj Rapidit

Formacionet e mundshme: Arsenali kërkon të konfirmojë kreun e grupit ndaj Rapidit

Arsenali është nikoqir i Rapid Vjenës për ndeshjen e xhiros së pestë të fazës grupore në Ligën e Evropës.

Topçinjtë ndodhen në krye të Grupit B me rekord prej 12 pikësh dhe në sfidën e sotme (e enjte) duan ta konfirmojnë vendin e parë.


Rapidi ka gjashtë pikë, aq sa Molde, prandaj do të përpiqet që t’i afrohet kualifikimit eventual në fazën tjetër.


Formacionet e mundshme

Arsenali: Runarsson; Cedric, Mustafi, Kolasinac, Maitland-Niles; Elneny, Willock; Pepe, Lacazette, Nelson; Nketiah.

Rapid Vjena: Gartler; Stojkovic, Hofmann, Barac, Ullmann; Grahovac, Knasmullner; Schick, Demir, Fountas; Kara.


/Telegrafi/