LAJMI I FUNDIT:

Formacionet bazë: Arsenalit i nevojiten pikë të plota ndaj Cardiffit

Formacionet bazë: Arsenalit i nevojiten pikë të plota ndaj Cardiffit

Arsenali është nikoqir i Cardiff Cityt për ndeshjen e xhiros së 24 të Ligës Premier që zhvillohet në Emirates Stadium.

Topçinjtë pozicionohen në vend të pestë në tabelë, me tri pikë prapa vendit të katërt që mbahet nga Chelsea.


Për këtë arsye, skuadra nikoqirë do të dëshirojë pikë të plota në këtë përballje, meqenëse është edhe favorit.

Nga ana tjetër, Cardiffi është në zonën e rrezikut (në vend të 18-të) me vetëm 19 pikë të arkëtuara pas 23 javësh.

Të gjitha lajmet nga Liga Premier
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liga Premier

Për më shumë, kjo skuadër mbeti pa sulmuesin e porsatransferuar, Emiliano Sala, i cili është zhdukur gjatë fluturimit me aeroplan nga Franca për në Angli.

Trajnerët Unai Emery dhe Neil Warnock i kanë gati formacionet e tyre për këtë përballje.

Formacioni startues i Arsenalit: Leno, Lichtsteiner, Mustafi, Monreal, Kolasinac, Elneny, Guendouzi, Torrira, Ozil, Aubameyang, Lacazette.

Formacioni startues i Cardiff Cityt: Etheridge, Peltier, Ecuele Manga, Bamba, Bennett, Gunnarsson, Paterson, Arter, Ralls, Reid, Niasse.

/Telegrafi/