LAJMI I FUNDIT:

Foreman: Tyson Fury do të rikthehet në majen e boksit botëror

Foreman: Tyson Fury do të rikthehet në majen e boksit botëror

Kampioni legjendar i boksit në kategorinë e rëndë, George Foreman, beson se askush nuk është në gjendje që ta mposhtë Tyson Furyn, nëse “ai gjiganti i madh” i kteheht furishëm boksit.

Fury nu ka luftuar që prej se mposhti Klitschkon për titujt në IBF, WBA dhe WBO në nëntor të vitit 2015, por ai do të lansojë rikthimin e tij ndaj shqiptarit 39 vjeçar, Sefer Seferi, në një gala mbrëmje në Manchester Arena të shtunën mbrëma.


George Foreman

Forema, 69 vjeçar, mbetet kampioni më i vjetër i boksit në kategorinë e rëndë, pasi ai këtë e arriti në moshën 45 vjeçare kur u rikthye në ring në vitin 1994 pas një mungese 10 vjeçare për të fituar brezat në WBA dhe IFB.

Fury, 29 vjeçar, ka qenë jashtë aksionit për afro tri vjet pasi vuajti nga depresioni dhe shtimi i peshës, por Foreman thotë se luftëtari britanik mund të marrë sërish në duart e tij kategorinë e rëndë të boksit nëse ai përgatitet sërish pasi humbi pothuajse 1/3-tën e peshës së tij për t’iu rikthyer ringut.

Sefer Seferi dhe Tyson Fury, Foto: Getty Images

“Së pari unë isha jashtë për 10 vjet dhe kurrë nuk e humba ritmin tim. Ajo që e ka bërë Furyn konkurrues është madhësia e tij dhe nuk duket se ai është më i dobët. Ai është ende i madh dhe mund të fitojë luftëra”, u shpreh Foreman për Daily Telegraph.

“Ai i ka ato atributet fizike dhe ajo është zona e tij mbrojtëse. Gjithë ajo që duhet të bëjë ai është që të arrijë formën më të mirë fizike të mundshme”.

“Stili i Furyt gjithmonë ishte si të mos i bëjë gjërat aq shpejt. Ai kurrë nuk është varur në nokautimet e shpjeta dhe mund të ekzistojë në secilën epokë. Ai do të bëjë një rikthim të mirë”, deklaroi Foreman.

Tyson Fury është favorit absolut ndaj Sefer Seferit, por boksierët shqiptarë kanë treguar shpesh se dinë të befasojnë dhe shpirti luftarak pritet që të shfaqet edhe sonte mbrëma në duelin e madh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori