Revista prestigjioze Forbes i ka kushtuar një artikull këngëtares së famshme shqiptare, Dua Lipa, duke parashikuar se ajo do të bëhet një yll i madh botëror i muzikës.
1. E ka të vështirë t’ia shqiptosh emrin. (Të huajt e kanë të vështirë ta thonë emrin – “dwa” apo “duwa”). Revista sqaron se emri i saj është në shqip dhe nënkupton ‘dashuri’.
2. Muzika e saj është e nivelit të lartë. Në gjashtë muajt e fundit ajo është krahasuar me disa prej artistëve më me nam dhe pritshmëritë janë të mëdha.
3. Ajo nuk mund të ndalet. Statistikat tregojnë se këngëtarja është në ngritje të vazhdueshme dhe tash numëron dhjetëra miliona klikime në YouTube.
4. Ajo ka një llogari të bukur të Instagramit. Me një koleksion shumëngjyrësh ‘selfiesh’, foto promovuese dhe video, Dua qe një kohë po e kultivon bazën e saj të fansave në rrjetet sociale. Për këtë e ndihmon fakti se ajo është jashtëzakonisht me stil me një prapavijë prej modeleje. Aktualisht ajo numëron mbi 75 mijë ndjekës në Instagram, njofton Telegrafi.
5. Është një fëmijë ndërkombëtar dhe tmerrësisht e pavarur. Lipa ka lindur në Londër, por familja e saj e quan shtëpi Kosovën. Dua ka jetuar në Prishtinë për një kohë të shkurtër si e re, ndërsa në moshën 16 vjeçare u kthye në Londër për ndjekur karrierën e saj muzikore. Ajo tash është vetëm 20 vjeçe dhe njihet gjithkund.
6. Muzika e saj tashmë është vlerësuar me disa çmime. Dua Lipa ka pasur një vit fantastik, duke u përfshirë në garën e 15 artistëve që konkurruan për Zërin e Vitit në BBC.
7. “Warner Bros Records” panë talentin e saj dhe ajo është duke incizuar albumin debutues. Akoma nuk ka një datë zyrtare për albumin, pos që do të lansohet gjatë këtij viti.
8. Ky është hap i madh për Lipën. Këngët e reja nën ombrellën e “Warner Bros Records” nuk ka dyshim se do t’i sjellin sukses të madh asaj, kur kihet parasysh se shumë yje të muzikën kanë bashkëpunuar me këtë kompani, transmeton Telegrafi.
9. Ajo është shumë më ‘trendi’ se Lana Del Ray. Shumëkush e krahason me të famshmen, Lana, por Dua dallon nga ajo pasi është më e lezetshme.
10. Dhe në fund – në klip ajo ka një palë çizme që rrallëkush do të guxonte t’i mbathte. Kjo është nga ato gjëra që i bëjnë vetëm yjet e muzikës pop. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mabel shfaqet topless, në videonklipin e këngës së re “Look At My Body”
Rita Ora shfaqet ‘e nxehtë’ nga pushimet në Meksikë me bashkëshortin dhe motrën e saj
Ronela Hajati pre e kamerës së fshehtë, i dashuri i shoqes flirton me të prapa shpine – këngëtarja reagon çuditshëm
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Ishte duke dhënë intervistë kur u afrua Lumbardhi, Kaderi kthen kokën dhe injoron tërësisht ish-të dashurin e saj nga BBVK
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?
Fjolla Morina me akuza të tjera për ish-bashkëshortin, e quan borxhli dhe kriminel
Pyetet nëse ka bërë ndonjë pikturë të Kiarës shtatzënë, Kristi Aliaj befason me një portret të frikshëm
Përfaqësuesi i Holandës, Joost Klein po hetohet nga policia suedeze pasi dyshohet se kërcënoi dikë nga stafi i Eurovisionit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë