Dua Lipa mori vëmendje të madhe me paraqitjen joshëse në ceremoninë e “Grammy Awards 2021”.

Bukuroshja, e cila fitoi një çmim për ‘albumin më të mirë’, bëri një performancë të shkëlqyer duke interpretuar hitet: “Levitating” me DaBaby dhe “Don’t Start Now”.

Megjithatë, pas mbrëmjes prestigjioze ajo është befasuar në shtëpi nga i dashuri i saj, modeli Anwar Hadid.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Ky i fundit ka organizuar një festë në shtëpinë në Los Angeles dhe nga imazhet duket se i gjithë ambienti është zbukuruar me flutura e tullumbace shumëngjyrëshe.

Në një cep të shtëpisë po ashtu është shkruar edhe emri i Duas.

Mahniti të gjithë me dukjen unike në ‘Grammys’, Donatella Versace zbulon se punoi 1500 orë për fustanin e Dua Lipës Mahniti të gjithë me dukjen unike në ‘Grammys’, Donatella Versace zbulon se punoi 1500 orë për fustanin e Dua Lipës

“Të gjithë fluturat e botës duke pritur për mua. Engjëlli im”, ka shkruar 25-vjeçarja.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Kjo e ka bërë artisten shqiptare të gëzohet tej mase, gjersa partneri tashmë vazhdon të dëshmojë dashurinë e madhe që ka ndaj saj.

Dua dhe Anwar ndërkaq prej vitesh janë së bashku dhe lidhja e tyre u zyrtarizua në vitin 2019.

Romanca e krijueses së hitit “New Rules” erdhi pak pas ndarjes nga modeli e kuzhinieri Isasc Carew. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)