LAJMI I FUNDIT:

“Flota” e veturave të shtrenjta “zbarkon” në sheshin Skënderbeu, “OneLife Rally” edhe në Prishtinë – merr pjesë Vitaly Zdorovetskiy

“Flota” e veturave të shtrenjta “zbarkon” në sheshin Skënderbeu, “OneLife Rally” edhe në Prishtinë – merr pjesë Vitaly Zdorovetskiy

Pas një turneu nëpër Ballkan nga djemtë e OneLife Rally që bënë udhëtime të shumta me veturat e tyre luksoze dhe të shtrenjta, në orët e para të pasdites “zbarkoi” flota e tyre edhe në Prishtinë.

Qytetarët e kryeqytetit kanë pasur rastin që sot nga afër të ndjekin ngjarjen e shumëpritur, ku janë “ekspozuar” vetura të shtrenjta nga ato të më të ndryshmet – sportive, luksoze e deri te ato me shumë kuaj-fuqi që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrijnë për vetëm tre sekonda, transmeton Telegrafi.


E kur flasim për vetura të shpejta nuk ka sesi të mos na shkoj mendja të YouTuberi i famshëm Vitaly Zdorovetskiy, që numëron miliona ndjekës në rrjete sociale dhe që ngado që shkon bën bujë – sidomos me prezantimin e veturave të shtrenjta.


Ai sot së bashku me qindra shoferë ishte i pranishëm në sheshin Skënderbeu të Prishtinës, ku qytetarët tanë patën rastin të shohin nga afër disa nga veturat e rralla që deri më sot kemi pasur rastin t’i shohim vetëm në televizor.

Madje pjesëmarrës të OneLife Rally ishin tejet të kënaqur me mikpritjen që u është bërë nga qytetarët e Prishtinës, ku qindra të rinj dhe të reja kishin dalë në shesh që të jenë dëshmitarë të një ngjarje të madhe në veçanti për entuziastët e veturave të shpejta. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Vitaly (@vitalythegoat)